
Përshkrimi
RN00008694
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/03/2022
Afati për aplikim: 25/04/2022 - 09/05/2022
Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për zyrtarët publikë dhe nenit 8 të Ligjit të punës Nr.03/L-212, më datë 25.03.2022 shpallë:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK
- Titulli i vendit të punës: MJEK I PËRGJITHSHËM
- Numri i pozitave: Dy (2)
- Koeficienti/Grada: H-565/1
- Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale
- Njësia/sektori:Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës
- Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në teren
- Ofrimi i ndihmës mjekësore për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit
- Jep këshilla rreth mbrojtje së shëndetit dhe sëmundjeve
- Diagnostikimi i sëmundjes dhe trajtimi i pacientit
- Udhëzon dhe trajton në mjekim parandalues të sëmundjes
- Kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi sa i përket mjekësisë familjare
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:
- Të kenë të kryer Fakultetin e mjekësisë së përgjithshme,
- Të jetë i regjistruar dhe i licencuar
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, etj.)
Kohëzgjatja e emërimit : pa afat te caktuar
Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë dhe në web-faqen komunale Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 25.04.2022 deri më 09.05.2022
Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin si në vijim:
- Kopjen e vërtetuar të Diplomës për nivelin përkatës të kualifikimit dhe nostrifikimi i diplomës nëse është marrë jashtë shtetit
- Dëshima e Licencës
- Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
- Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale "Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj"; "Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen";
Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.