
Përshkrimi
RN00008173
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/01/2022
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 07/03/2022
Bazuar në Nenet 67, 68 të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, si dhe në bazë të kërkesës së QKMF-së, Komuna e Podujevës shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE
QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE
I. Pozita: Specialist të Mjekësisë Familjare (Mjek i Përgjithshëm) në QKMF Podujevë, 6 (gjashtë) pozita
Koeficienti: H-20 / H-27
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen;
- Pranon pacientin nga Infermierja, shkruan të dhënat në kartelën shëndetësore, merr anamnezën, bënë ekzaminimin e pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin), reanimimin kardio pulmunar dhe referon pacientin për hulumtime të tjera dijagnostike;
- Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate;
- Udhëzon tek specialisti konsultant nëse është e nevojshme kosulta;
- Kryen shërbime në kuadër të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal;
- Bën imunizimin (vaksinimin);
- Promovon edukimin shëndetsor;
- Trajton lëndime të vogla;
- Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme;
- Bën identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara;
- Bën dhënjen e barërave dhe medikamenteve esenciale;
- Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët;
- Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit.
Kualifikimi i kërkuara:
- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm;
- Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent;
- Certifikatën e specializimit (për Specialistët).
2. Pozita: Infermier/e i Përgjithshëm- 4 (katër) pozita
Koeficienti: 4.8
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Pranon, triazhon dhe informon pacientin, hap kartelën shëndetësore, merr anamnezen e shkurtër orjentuese, kryen participimin, matë gjatësinë, peshën trupore, temperaturën, tensionin arterial, reanimimin kardiopulmonar, bën EKG, problemet geriatrike, aplikon terapinë parenteriale, IM, IV, subkutan, infuzion, inhalimin, përpunimin e plagës, këshillon pacientin, dhe udhëzon te mjeku familjar;
- Në bashkëpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen;
- Promovon edukimin shëndetësor;
- Trajton lëndimet - plagët para dhe post operative;
- Jep ndihmën shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes;
- Kryen vizita shtepiake kur është e domostoshme me udhëzim të mjekut; -Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM, IV, SC, ID etj);
- Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me sherbimet që i bën; -Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut;
- Bën transportimin e pacienteve të sëmurë nga QKMF deri ne institucionin me te avansuar(SHSKUK) ne baze te udhëzimit të mjekut ordinar, e në raste urgjente edhe pa udhëzim por me arsyetim të më vonshëm;
- Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.
Kualifikimi i kërkuara:
- Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë apo Diplomë e Fakultetit të Infermierisë;
- Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Dokumentet e Kërkuara:
- Diploma e kualifikimit përkatës;
- Dëshmia e Licencës dhe Specializimit aty ku kërkohet;
- Kopja e Leterënjoftimit;
- Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime;
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit);
- Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
Afati i aplikimit:
Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks gov.net është prej dt. 21.01.2022 deri me dt.19.02.2022.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 21.02.2022 deri me datën 07.03.2022.
Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.
Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.
Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/