
Përshkrimi
Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Neni 8 paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dhe Neni 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Kamenicës shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
- lnstitucioni: Komuna e Kamenicës;
- Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
- Titulli i vendit te punës: Mjek/e i/e përgjithshëme;
- Numri i pozitave: (4) Katër
- Mbikëqyrësi: Shefi i Njësisë, Kryeshefi i Shërbimit shëndetësor – QKMF-së ;
- Grada/Koeficienti: H-27 / Gr/Str. 565 Euro
- Kohëzgjatja e emërimit: Ne kohë te pacaktuar;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
- Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
- Harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikqyrje të Mjekut Familjar;
- Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simtopatologjinë;
- Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve;
- Kujdesi për personat e moshuar në nevojë;
- Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate;
- Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike;
- Komunikon ose konsultohet me specialist të mjekësisë familjare sipas nevojës;
- Referon pacientin te specialist i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
- Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse;
- Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike);
- Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete (grupet vulnerable, vendet rurale, shkolla, komunitete);
- Zbatimi i programit të vaksinimit,
- Edukimi shëndetësor,
- Inkurajohet nga puna ekipore (mjeku familjar, infermieret familjare, infermieret në komunitet);
- Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon problemet dhe kërkon nga anëtarët e ekipit zgjidhjen e tyre;
- Përcaktohet nga mjeku familjar si pjesë e ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit aftësitë dhe kualifikimet për të përmbushur nevojat e institucionit;
- Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave orientim dhe edukim;
- Komunikon qartë saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë,
- Kryen edhe punë administrative, vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi;
- Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë;
- Nënshtrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshëm profesional;
- Përkujdeset për konfidencialitetin e individit;
- Përcjellja e sëmundshmërisë nën mbikëqyrje të mjekut familjar;
- Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut;
- Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjell vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve;
- Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjekësore në institucionin përkatës;
- Merr pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj
- Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë;
- Të jetë i regjistruar dhe licencuar në MSH;
- Të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara në EVM;
- Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të ketë shkashtësi pune të pavarur dhe në ekip si dhe shkathtësi të mira komunikimi;
- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja dhe të punës me kompjuter,
- Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo raca.
Dokumentet e nevojshme:
- Diploma e kualifikimit shkollor
- Licenca e punës
- Dokumentin e identifikimit
- Dëshmi mbi përvojen e punës (nëse ka)
- Dëshmia se nuk është i denuar dhe nën hetime (kopje);
Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
konkursi mbetet i hapur 13 ditë kalendarike nga dita e publikimit, aplikacionet dorëzohen nga data 08.02.2021 deri më 20.02.2021.
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, dhe në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës, dhe të plotësuarat dorëzohen në zyrën e pranimit në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë .
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/
- Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
- Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.