Mjek/e i/e përgjithshëm (3), Specialist/e Mjekësisë Emergjente

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
12/03/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06JL-114 për zyrtarët publikë
dhe nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212, më datë 10.02.2021 shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

Titulli i vendit të punës: MJEK I PËRGJITHSHËM

Numri i pozitave: Tre (3)
Koeficienti Grada: H-56511
Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale
Njësia/sektori: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  • Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në teren
  • Ofrimi i ndihmës mjekësore për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në
    vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit
  • Jep këshilla rreth mbrojtje së shëndetit dhe sëmundjeve
  • Diagnostikimi i sëmundjes dhe trajtimi i pacientit
  • Udhëzon dhe trajton në mjekim parandalues të sëmundjes
  • Kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi sa i përket mjekësisë
    familjare

Titulli i vendit të punës: SPECIALIST I MJEKËSISË EMERGJENTE

Numri i pozitave: Një (1)
Koeficienti Grada: H-65911
Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale
Njësialsektori: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  • Aplikimi i njohurive të reja dhe risive në diagnostifikim dhe mjekim të sëmundjeve
  • Kryen vizita shëndetësore në njësinë e urgjencës në QKMF dhe në teren
  • Ofron shërbime shëndetësore urgjente për pacientët e të gjitha moshave dhe ndërmerr masa terapeutike nga lëmia e mjekësisë emergjente si dhe i udhëzon për nivelin sekondar dhe terciar
  • Plotëson fletëzat kompjuterike si dhe të dhënat e tjera të pacientëve në të dhënat softuerike
  • Raportimi me kohë i sëmundjeve infektive dhe raportime tjera sipas kërkesës së
    menaxherëve
  • Merr pjesë në mbledhje, trajnime dhe aktivitete e ZHVP-së
  • Kryen edhe detyra tjera të pëcaktuara me legjislacionin në fuqi nga fusha e mjekësisë
    emergjente

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë
nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore
kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligjit.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto
kërkesa:

  • Të kenë të kryer Fakultetin e mjekësisë së përgjithshme ,
  • Specializimin për emergjenca (për specialistin e mjekësisë emergjente)
  • Të jetë i regjistruar dhe i licencuar
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Shkathtësihulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (YVord, Excel, etj.)

Kohëzgjatja e emërimit : pa afat te caktuar

Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë dhe në web-faqen komunale

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 12.03.2021 deri më
26.03.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin si në vijim:

1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës,
2. Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
3. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e
kandidatëve fitues në linkun konkursi.rks-gov.net dhe web-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe
proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta
refuzohen”,

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes
aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (3)   Drenas e re
12/04/2021
12/04/2021
Mjek/e i/e Përgjithshëm   Shtërpcë e re
12/04/2021