Mjek/e i/e Përgjithshëm (2), Mjek/e Specialist/e Gjinekolog/e

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna e Obiliqit
Publikuar më
14/01/2021
Qyteti
Obiliq
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të Ligjit të punës nr.037L-212 neni 8, pika 1 dhe 2, Ligjit të shëndetësië O4IL-125, neni 3, të Udhëzimit Administrativ nr. 0772017 dhe statutit të QKMF-së, Drejtoria e DSHMS, me datën 13 janar 2021 shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës me orar të plotë:

I. Mjek i përgjithshëm -2 pozita,
III. Mjek specialist Gjinekolog -1 pozitë,

Vendi i punës: QKMF, QMF, AMF- Obiliq

Kushtet profesionale:

I. Mjek i përgjithshëm- dy pozita
Koeficienti: H 27
Lloji dhe vendi i punës: i karrierës.
Periudhë provuese 3 muaj me mundësi vazhdimi .

a) përgatitja superiore-Fakulteti i Mjekësisë, drejtimi i përgjithshëm,
b) profesioni — Mjek (doktor i mjekësisë),
c) të jetë i regjistruar dhe licencuar në MSH- Oda e Mjekëve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi,
  • ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individinpacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës në mbikëqyrje të Mjekut Familjar,
  • harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar,
  • përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjinë,
  • përcjell sistematikisht rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve,
  • kujdeset për personat e moshuar dhe në nevojë,
  • ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate, interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike,
  • komunikon ose konsultohet me specialistë të MF sipas nevojës,
  • referon pacientin te specialisti i MF dhe për kujdes spitalor,
  • tregon kujdes të vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse,
  • bën kontrollin e sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike),
  • promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete (grupet vulnerabile, vendet rurale, shkolla, komunitete),
  • vepron në mënyre profesionale, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi,
  • përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë,
  • i nënshtrohet programit nacional të ZHVP-së,
  • përkujdeset për konfidencialitetin e individit,
  • përcjellë sëmundshmërinë nën mbikëqyrje të MF,
  • identifikon grupet e veçanta të rrezikut,
  • merë pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjellë vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve,
  • ndihmon MF në zhvillimin e auditive mjekësore në institucionin përkatës.
  • merë pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit.

Kushtet profesionale:

II. Mjek specialist Gjinekolog—1 pozitë,

Koeficienti: H-65971
Lloji dhe vendi i punës: i karrierës.
Periudhë provuese 3 muaj me mundësi vazhdimi

a) përgatitja superiore- Fakulteti i mjekësisë, Drejtimi Gjinekologji
b). profesioni- specialist i gjinekologjisë
c) tëjetë i regjistruar dhe licencuar në MSH- Oda e Mjekëve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kryej të gjitha shërbimet specialistike gjinekologjike.
  • Të bëjë edukimin shëndetësor për shëndetin riprodhues
  • Të bëjë përcjelljen e shtatëzënisë si dhe shëndetin e femrës edhe pas lindjes.
  • Të bëjë koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet publike shëndetësore dhe të aplikoj të arriturat shkencore bashkëkohore në gjinekologji dhe mjekësi në përgjithësi.
  • Merr pjesë në takime konsultative, profesionale, komunikon qartë, saktë dhe krijon klimë të mirë pune që rritë kënaqësitë e individitipacientit dhe familjes.
  • Është burim i njohurive dhe shkathtësive për anëtarë tjerë të ekipit për të shkëmbyer përvojat klinike.
  • Bashkëpunon me zyrën e Kujdesit Antenatal (KAN)
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të Shefit të Sektorit të Mjekësisë Familjare
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit të Mjekësisë Familjare dhe Kryeshefit të Departamentit të Mjekësisë Familjare

Të gjithë të interesuarit për konkurrim janë të obliguar të sjellin dokumentacionin e
nevojshëm dhe valit (kopje të nostrifikuar-saktësuar):

1. Kërkesën,
2. Licencën e punës,
3. Dokumentin e identifikimit,
4. Diplomën e shkollimit,
5. Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që nuk ka ndonjë procedurë hetimore,
6. Certifikata e gjendjes shëndetësore.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Data e shpalljes së konkursit 13.01.2021 deri më 28.01.2021.

Kërkesa për konkurrim merret dhe dorëzohet në zyrën pritëse në objektin e Komunës, Obiliq
(nga ora 8:00 — 15:30) Rruga “ Hasan Prishtina “ 15000.

Dokumentacioni i cili i bashkëngjitet aplikacionit duhet të jetë kopje i nostrifikuar.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit do të thirren në testim.

Dokumentacioni i cili nuk i u përgjigjet kërkesave dhe specifikave të konkursit si dhe
dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai që mbërrin me vonesë nuk do të shqyrtohet.

Shpallja e plotë.