Mjek/e i/e përgjithshëm (2)

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
21/12/2020
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06JL-1 14 për zyrtarët publikë dhe nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212, më datë 20.11.2020 shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

Titulli i vendit të punës: MJEK I PËRGJITHSHEM
Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale
Njësia/sektori: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
Numri i pozitave: Dy (2)
Koeficienti Grada: H-56511

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  • Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në teren
  • Ofrimi i ndihmës mjekësore për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit
  • Jep këshilla rreth mbrojtje së shëndetit dhe sëmundjeve
  • Diagnostikimi i sëmundjes dhe trajtimi i pacientit
  • Udhëzon dhe trajton në mjekim parandalues të sëmundjes
  • Kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi sa i përket mjekësisë familjare

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

  • Te jete shtetas i Republikes se Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me ligjin per gjuhet, te jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formes se prere për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Të kenë të kryer Fakultetin e mjekësisë së përgjithshme ,
  • Të jetë i regjistruar dhe i licencuar
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (YVord, Excel, etj.)

Kohezjatja e emërimit: pa afat te caktuar

Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë dhe në vveb-faqen komunale

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 21.12.2020 deri më 04.01.2021.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e, Edukatore   Rahovec e re
23/11/2020
Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë e re
23/11/2020
21/11/2020
19/11/2020