Mjek/e (7), Infermier/e (3)

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
10/07/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në vështrim të nenit 2 paragrafi 1 dhe nenit 15 paragrafi 1, të Statutit të Qendrës Kryesore të
Mjekësisë Familjare ”Dr. Hafir Shala” Nr.12-030-16596, i datës 27.05.2020 në Drenas, nenit 8
paragrafi 1 dhe 2, neni 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës Nr. 03L-212, nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, me datë 07.07.2020, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e shtatë (7) vendeve të lira pune për Doktor të Mjekësisë dhe tre (3) vende të lira pune për Infermierë, me kohë të pacaktuar.

Titulli i vendit të punës:

Shtatë (7) Doktor të Mjekësisë, në K.P.SH. — Drenas i përgjigjen menaxherit, Drejtorit të QKMF-së, të cilët sipas nevojave të punëdhënësit (bazuar në Ligjin e Punës neni 17 dhe në UA nr. 082017

Tre (3), Infermiere me drejtime adekuate profesionale, të Infermierisë së përgjithshme, në KPSH-QKME, në sektorin e emergjencës mjekësore, sipas nevojave të punëdhënësit (bazuar në Ligjin e Punës neni 17 dhe në UA nr. 0872017)

3. Përshkrimi i detyrave të punës:

1) Punët dhe detyrat e punës të Doktorit Familjarë në KPSH: ofrimi i shërbimeve shëndetësore mbështetur në profesionalizëm, të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallime, respektim të etikës mjekësore humanizmit dhe respektimin e normave ligjore, i gatshëm të punojë në ndërrime nate — trajtime emergjente e urgjente, të sistemohet punë ekipore edhe punë tjera profesionale të kërkuara nga eprori.

2) Punët dhe detyrat e infermierisë në KPSH: përgjithësisht ofron shërbime (përkujdesje) shëndetësore qytetarëve pa asnjë dallim në respektim të ligjit. Bënë triazhe dhe shërbime shëndetësore, dhënie terapisë i.m. i.v. inf, zbaton procedurat e reanimimit - antoschokut etj., duke përfshi edhe përkujdesje profesionale të shtatzënave, përgatit klientët për vizitë adekuate, punë në ndërrime, edukon dhe këshillon pacientët, bënë sterilizimin e instrumenteve kirurgjike, përpunimin e plagëve edhe punë tjera të kërkuara nga eprori, punë ekipore.

Kushtet dhe kriteret:

Doktor i mjekësisë

a. Diploma e fakultetit te mjekësisë e notorizuar
b. Licenca e punës e lëshuar nga M SH ose OMK
c. Letërnjoftimi , kopje
d. Çertifikata që nuk është nën hetime lëshuar nga Gjykata
e. Çertifikata e shëndetësore , pas kryerjes së intervistimit, nese nuk sillet me kohë të caktuar para lidhjes së kontratës vje në konsiderim kandidati i radhës

Infermierë

a. Diploma (Bachelor (BSc) në Infermieri, shkolla e mesme e mjekësisë së
përgjithshme) e notorizuar
b. Licenca e punës e lëshuar nga M SH ose OIK
c. Letërnjoftimi , kopje
d. Çertifikata që nuk është nën hetime lëshuar nga Gjykata
e. Çertifikata e shëndetësore , pas kryerjes së intervistimit, nese nuk sillet me kohë të caktuar para lidhjes së kontratës vje në konsiderim kandidati i radhës

Orari i punës: 40 orë në javë

Kontrata e punës: me kohë të pacaktuar.

Afati i konkursit është pesëmbëdhjete (15) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit.

Udhëzim: Të gjithë kandidatët-aplikantët mund të aplikojnë sipas afatit të lartshënuar, aplikacionet merren në objektin e QKMF-së “Dr Hafir Shala” në Drenasi (aplikacionit mund t'i bashkangjitët edhe CV-ja personale), Departamenti i Administratës — Burimet njerëzore, dhe t'i dorëzojnë në po të njëjtin vend. Dokumentacionet e pa kompletuara dhe ato të arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen, procesi i rekrutimit të kandidatëve do të bëhet përmes testit me shkrim dhe intervistës gojore, informimi do të bëhet me kohë përmes ëeb faqes së Komunës së Drenasit, telefonit apo e-mailit të kandidatëve (e-maili i kandidatëve dhe nr. telefonit duhet patjetër të shënohet në aplikacion ose CV.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme