Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurt për të rinjtë

64x64 kosovo logo
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
13/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Përshkrimi

Prishtinë, 13.4.2021

Mbështetur në Rregulloren e MF – NR-04/2017 Mbi Kriterët, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve si dhe bazuar nga Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Rini 2019-2023, Departamenti i Rinisë shpall:  

FTESË PËR PROJEKT PROPOZIME

Tematika: Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurt për të rinjtë

Objektiva: Promovimi i mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe mirëqenies së të rinjve

Objektivat specifike:  

  1. Organizimi i ngjarjeve ndërgjegjësuese për dukuritë negative që cenojnë shëndetin e rinisë
  2. Përkrahja e Organizatave Rinore që merren me promovimin e mjedisit të shëndetshëm
  3. Përkrahja e Organizatave Rinore që përmes fushatave, trajnimeve, punëtorive, debateve dhe aktiviteteve të tjera promovojnë mënyrën e shëndetshme të jetesës tek të rinjtë, duke përfshirë ushqimin e shëndetshëm, shëndetin mendor, parandalimin e dhunës psikike dhe fizike, përdorimin e substancave të dëmshme, marrjen me aktivitete fizike etj.
  4. Promovimi dhe ndërgjegjësimi i rinisë për dukuritë që cenojnë shëndetin, ku përfshihet edhe promovimi i shëndetit riprodhues te të rinjtë, parandalimi i përhapjes së HIV/AIDS.

Me qëllim të bashkërenditjes së veprimeve me institucionet e qeverisjes lokale, e njëkohësisht edhe të ndërtimit të kapaciteteve të tyre për ndërmjetësim me komunitetin rinor, marrësit e granteve do të udhëzohen të ndërveprojnë me institucionet gjegjëse lokale apo qendrore, varësisht prej natyrës së projekteve. 

Vlera totale e planifikuar për këtë objektivë është 130,000.00 Eur (Njëqind e tridhjetë mijë euro).

  • Shuma minimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të alokohet për çdo projekt është 2,000.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10,000.00 Euro.

Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme të përcaktuara me dispozita ligjore si në vijim:

  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës;
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht me dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
  • të kenë të kryera të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime të tjera të financimit për të njëjtat aktivitete brenda të njëjtit vit fiskal;
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • të sjellin vërtetimin që OJQ nuk ka obligime tatimore (nga ATK).
  • në rast se aplikimi vlerësohet për financim, OJQ duhet të sjell edhe dëshminë se menaxheri i projektit nuk është nën hetime.

Kriteret Specifike:

Në mënyrë që aplikacioni të konsiderohet i kompletuar, aplikuesi duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta minimale të parapara me dispozitat në vijim:

  • Të dorëzojnë brenda afatit të thirrjes projekt-propozimin, i cili ndër të tjera përmban të dhënat për qëllimin, objektivat specifike, aktivitetet, kalendarin e realizimit, rezultatet e synuara, përfituesit e drejtpërdrejtë dhe të dhënat tjera sipas formularit përkatës të përcaktuar sipas thirrjes publike;
  • Projekt-propozimi të jetë i shoqëruar me një propozim buxhet, sipas formatit të përcaktuar sipas thirrjes publike dhe Manualit për zbatimin e Rregullores;
  • Të dorëzojë të dhëna për personelin kyç, duke siguruar CV-të e tyre, dhe certifikatat/diplomat për përvojën në lëmin e caktuar (vlen për profesionistët e kyçur në projekt);
  • I gjithë dokumentacioni duhet të përmbaj një kopje fizike dhe një kopje elektronike në CD;

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret e përgjithshme dhe specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pakompletuar dhe si i tillë nuk mund të kualifikohet për vlerësim dhe mbështetje financiare.

VINI RE: Mbështetur në vendimin e mbledhjes së pestë të Qeverisë së republikës së Kosovës Nr. 01/05 të datës 5.4.2021 dhe Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe sipas konstatimit të ekspertëve shëndetësor nga IKSHPK dhe OBSH, situata epidemiologjike në Kosovë është e  rënduar, prandaj, duhet të respektohen me përpikëri të gjitha masat e rekomanduara në këtë vendim, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbajtjen  e aktiviteteve në hapësirat të mbyllura, qendra rinore dhe objekte të tjera publike ose private, sipas pikës 34 të vendimit  të sipërpërmendur për Institucionet vartëse të MKRS-së dhe masave tjera për ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës në mënyrë të drejtë dhe mbajtjen e higjienës personale.

Gjithashtu, Të gjitha materialet promovuese të projektit duhet që në mënyrë  të shkruar të kujtojnë masat kundër infektimit dhe COVID-19 siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe larjes sa më të shpeshtë të duarve.

Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon OJQ, respektivisht individi, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit/programit, përfshirë CV, certifikata trajnimi nga lëmi i edukimit shëndetësor (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit)
  • a posedon OJQ kapacitete të mjaftueshme menaxhuese (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat e ftesës publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa publike?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit/programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

Sipas pikëve, vlerësimi bëhet si në vijim:

Kapaciteti institucional i organizatës 30 pikë

Relevanca e projektit/programit 50 pikë

Kostimi/Buxhetimi i shpenzimeve për projekt 20 pikë

Gjithsej 100 pikë

Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në promovimin dhe edukimin shëndetësor për grup-moshën 15-24 vjeçe. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ-të duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ dhe Individi nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ, respektivisht individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në ueb-faqen e MKRS-së:www.mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22;

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Procesi i pranimit, hapjes, shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike dhe që i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: mirushe.emini@rks-gov.net

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve përfundon me datën 3 Maj 2021 në orën 16:00.

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

28/07/2021
Infermier/e (2)   Dragash
22/07/2021
Drejtor/esh i/e ASHNA-s   Prishtinë
14/07/2021
Infermier/e (7)   Gjilan
13/07/2021