
Përshkrimi
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije RugoveTë gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj (Rugovë).
MIRËMBAJTËS I OBORRIT DHE IMPIANTIT
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Mirëmban oborrin dhe hapësirat e gjelbërta.
- Organizon mbledhjen e mbeturinave nga koshat në kontejnerin kryesor.
- Punon me pirunar dhe është përgjegjës për të.
- Kontrollon dhe menaxhon funksionimin e impiantit (ngarkesat e cisternave) dhe po ashtu i evidenton ato.
- Kohë pas kohe asiston në ngarkimin e cisternave me hirrë.
Kriteret e punësimit:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale.
- Të jetë banor i regjionit të Pejës.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
- Të jenë të motivuar për punë.
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese.
- T’i përshtaten orarit fleksibil të punës.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit.
- Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 1 shkurt 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.