Mirëmbajtës/e në Qendrën e Kulturës

Komuna e Mitrovicës së Jugut
Publikuar më
19/07/2021
Qyteti
Mitrovicë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ne pajtim të nenit 68 paragrafi 1, nenit 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publikë, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 dhe neni 10, nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, si dhe nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall;

K O N K U R S

Njësia: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
Pozita: Mirëmbajtës në Qendrën e Kulturës
Statusi i nëpunësit: Administrativ dhe Mbështetës
Numri i referencës: DKRS - 45260/2021
Paga: Koeficienti 5
Orari i punës:  I plotë
Kohëzgjatja: Me afat të pacaktuar Periudha provuese: 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Mirëmbajtja dhe funksionimi i plotë i Qendrës së Kulturës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionimin e plotë në Qendrën e Kulturës;
  • Kujdeset dhe merr të gjitha masat e nevojshme për funksionimin e ndriçimit në objektin e qendrës së kulturës;
  • Kontrollon dhe mirëmban funksionimin e zërimit në objektin e qendrës si dhe merr pjesë në riparim në kuadër të mundësive;
  • Evidenton dhe raporton me kohë për të gjtiha defektet dhe prishtjet tjera në rrjetin e zërimit;
  • Kujdeset që në rast zjarri, institucioni të jetë në gatishmëri teknike;
  • Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës dhe profesionin e tij.

Dokumentet e kërkuara: Diploma e shkollës së mesme e noterizuar, kopje e leternjoftimt, extrakti i lindjes, si dhe dëshmi nga gjykata se nuk jeni i denuar apo nën hetime.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune, aftësi vendimmarrëse, raportuese dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe dispozitat e kërkuara të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit nr.03/L-212 të Punës, si dhe dispozitat e tjera në fuqi.

Paraqitja e kërkesave:

Informata të përgjithshme: Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Data e njoftimit në vebfaqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 18.06.2021 deri me dt;17.07.2021, ndërsa afati i aplikimit është nga data 19.07.2021 deri me datën 02.08.2021.

Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.