Mirëmbajtës/e i Objektit

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
30/06/2021
Qyteti
Skenderaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 2 paragrafi 6 dhe nenit 79,80,dhe nenit 81 paragrafi 1 të Ligjit për Zyrtarët Publikë nr.06/L-114, si dhe në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr,07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës nr. 02-111/01-0024591/21 të datës 27.05..2021 Komuna e Skenderajt publikon këtë:

K O N K U R S
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

Institucioni : Komuna Skenderaj
Drejtoria : Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport
Titulli i vendit të punës : Mirëmbajtës i Objektit
Koeficienti : 5
Orari i punës: 40 orë në javë
Periudha e Kontratës: Me afat të pacaktuar

Përshkrimi i detyrave të punës:

Kujdeset për mirëmbajtjen e objektit të Qendrës së kulturës:

Mirëmban nyjet sanitare, dhe kujdeset për evitim e defekteve eventuale ;

Mirëmban rrjetin e ngrohjes qëndrore, si dhe kujdeset për funksionimin normal të saj gjatë sezonit, Në bazë të nevojave dhe kërkesave, kujdeset për intervenim të ndryshme ne objekt:

Gjate aktiviteteve të ndryshme, që mbahen në objekt apo edhe jashtë tij, kryen edhe pune teknike ,sipas kërkesës:

Mban evidencën e saktë të kërkesave dhe nevojave për intervenim, sanime në objekt: Ndihmon stafin më lartë mbikëqyrës  në qeshtje të caktuara që kërkohen:

Kryen detyra tjera të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi ,ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe:

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

Të jetë shtetas i Republikës se Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për te kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i denuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshminë mbi njohjen bazike të punës me kompjuter – e dëshirueshme.
  • Dëshmi për përvojë pune.

Informata të përgjithshme:

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara ne zyrën pritëse në Komunën e Skenderajt.

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do te shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej datës 31.05.2021 deri 29.06.2021 ndërsa data kur ju mund te aplikoni është 30.06.2021 deri 14.07.2021. Konkursi është i hapur 15 ditë.

Listime të ngjashme

Punëtor/e Teknik/e   Kaçanik
13/10/2021
21/09/2021