Mirëmbajtës/e i Nxemjes Qendrore

kamenice komuna e1609613174666
QKMF Kamenicë
Publikuar më
25/02/2021
Qyteti
Kamenicë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8,10 parag. 2.1 të Ligjit të Punës nr. 03/L -212,nenit 67 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarë Publik, si dhe Vendimit mbi aprovimin për shpallje të Konkursit, Komuna  e Kamenicës shpallë këtë:

KONKURS
Për plotësimin e  vendeve të lira të punës në QKMF- Kamenicë

Titulli i pozitës : Mirëmbajtës i Nxemjes Qendrore
Nr. i ekzekutuesve
: një (1) ekzekutues/e
Orar i punës: 40 orë në javë
Kooeficenti: H -74 / Gr/Str. 314
Lloji i kontratës; Kontratë në kohë të Pacaktuar
Vendi i Punës: Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare- Kamenicë
Mbikëqyrësi: Kryeinfermierja e QKMF-së

Detyrat Kryesore: Mirëmbajtja e nxemjes qëndrore gjatë sezonit dimrorë dhe krijimi i kushteve normale për ngrohje. Mirëmbajë anën teknike - mekanike të nxemjes qëndrore prej kalldos deri te trupat punues për ngrohje. Bëjë sanimin e prishjeve.Mirëmbajë prishjet që ndodhin në sistemin e ujit dhe sanitarisë. Përkujdeset për lëshimin – ndezjen e kalldos sezonit veror të bëjë pastrimin e gypave, ventilave, enëve të sistemit të ngrohjes qëndrore duke filluar prej kalldos deri te radiatorët, përgaditja për sezonin e dimrit. Mirëmban pompën dhe kazanin e ujërave atmosferike. Gjatë sezonit veror mirëmban kopshtin e objektit dhe rrethojën. Bën kërkesa për furnizim me material, pjesë të nevojshme për mirëmbajtjen e objektit në përgjithësi. Përgaditë drunjët për nxemje – futja e tyre brenda objektit.

Shkollimi/Kushtet dhe Kriteret:

Shkolla e Mesme

Përvoja e punës: e dëshirueshme

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartëcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm ( kopje) si vijon :

Dëshmi të kualifikimit shkollorë Dëshmi mbi përvojën e punës ( nëse ka) Dokumentin e identifikimit

Vërtetim nga Zyra e Punësimit (MPMS) se nuk ka në marrdhënie pune asnjë anëtar i familjes i punësuar ( prindi ose bashkëshortja dhe fëmijët)

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data 25.02.2021 deri 04.03.2021 (16:00)

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Qendrën Për Shërbime me Qytetar në Kamenicë.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë mbi bazën e kritereve të konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Intervista do të mbahet me shkrim dhe me gojë (Verbale)

Rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

Mirëmbajtës/e   Prishtinë
08/04/2021
24/02/2021