Mirëmbajtës/e i Higjenës

kamenice komuna e1609613174666
QKMF Kamenicë
Publikuar më
25/02/2021
Qyteti
Kamenicë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8,10 parag. 2.1 të Ligjit të Punës nr. 03/L -212,nenit 67 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarë Publik, si dhe aprovimin për shpallje të Konkursit Komuna e Kamenicës shpallë këtë:

KONKURS
Për plotësimin e  vendeve të lira të punës në QKMF- Kamenicë

Titulli i pozitës : Mirëmbajtës i Higjenës
Nr. i ekzekutuesve
: një (1) ekzekutues/e
Orar i punës: 40 orë në javë
Kooeficenti: H -74 / Gr/Str. 314
Lloji i kontratës; Kontratë në kohë të Pacaktuar
Vendi i Punës: Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare- Kamenicë
Mbikëqyrësi: Kryeinfermierja e QKMF-së

Detyrat Kryesore:

Mirëmbajtja e objektit brenda dhe jashtë tij;

Është përgjegjës për mbajtjen e pastërtisë me mjete përkatëseobjektin si dhe zyrat Brenda objektit; Kryen punë dhe detyra përkatëse në pajtim me dispozitat ligjore;

Para fillimit të orarit të punës vjen 1 orë përpara dhe kujdeset për gjendjen e objektit dhe zyrave në kuptimin teknik- partërtisë;

Kujdeset dhe shfrytezon në mënyrë racionale preparatet e pastërtisë; Kryen dhe detyra tjera sipas rekomandimit të eprorit.

Shkollimi/Kushtet dhe Kriteret:

Shkolla fillore ose e Mesme Përvoja e punës: e dëshirueshme

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartë cekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm ( kopje) si vijon :

Dëshmi të kualifikimit shkollorë Dëshmi mbi përvojën e punës ( nëse ka)

Dokumentin e identifikimit Vërtetim nga Zyra e Punësimit (MPMS) se nuk ka në marrdhënie pune asnjë anëtar i familjes i punësuar ( prindi ose bashkëshortja dhe fëmijët)

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data 25.02.2021 deri 04.03.2021 (16:00)

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Qendrën Për Shërbime me Qytetar në Kamenicë.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë mbi bazën e kritereve të konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Intervista do të mbahet me shkrim dhe me gojë (Verbale) Rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Intervista do të mbahet me shkrim dhe me gojë (Verbale)

Listime të ngjashme

Mirëmbajtës/e   Prishtinë
08/04/2021