Mirëmbajtës/e i/e Objektit

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
22/02/2021
Qyteti
Skenderaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtaret Publik nr.06/L-114, si dhe në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03L-212,nenit 4 të Udhëzimit ,Administrativ me nr,07/2017, si dhe në bazë të vendimit nr.02-111/01-0002448/21 të datës 18.01.2021 Komuna e Skenderajt publikon këtë :

KONKURS
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

  • Institucioni : Komuna Skenderaj
  • Drejtoria : Drejtoria për Administratë
  • Titulli i vendit të punës : Mirëmbajtës i Objektit
  • Koeficienti : 5
  • Numri i ekzekutuesve :Një (1)
  • Orari i punës: 40 orë në javë
  • Raporton: Udhëheqësit të drejtpërdrejt
  • Periudha e Kontratës: Me afat të  pacaktuar

Përshkrimi i detyrave të punës:

Kujdeset për mirëmbajtjen e të gjitha stabilimenteve elektrike dhe teknike Bënë ndërrimin e stabilimenteve të dëmtuara montimin etj.

Është përgjegjës për furnizim me derivate për ngrohjen qendrore si dhe është përgjegjës për mirëmbajtje të ngrohjes qendrore të objektit të Komunës

Kujdeset edhe për shërbime të tjera në Autopark Kryen edhe punë tjera të shërbimit ku punon.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Dokumentet e kërkuara :

-Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme , 2 vite përvojë pune

-Certifikatën e Lindjes

-Kopjen e letërnjoftimit

-Certifikatën që nuk është i dënuar dhe nën hetime

-Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

-Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter – e dëshirueshme.

Informata të përgjithshme:

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara ne zyrën pritëse në Komunën e Skenderajt.

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do te shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës 20.01.2021 deri 18.02.2021

ndërsa data kur ju mund të aplikoni është 19.02.2021 deri 05.03.2021. Konkursi është i hapur 15 ditë.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (2)   Skenderaj
28/02/2021
25/02/2021
25/02/2021
Punëtor/e Higjiene   Prishtinë
23/02/2021