Mirëmbajtës/e i/e Ngrohjes

64x64 komuna e gjakoves logo
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
22/10/2020
Qyteti
Gjakovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 79 dhe 80 të Ligjit numër /06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 8
paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës numër 03/L-212, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të
Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

SHPALLJE REKRUTIMI

Titulli i vendit të punës: Punëtor Mirëmbajtës i Ngrohjes – Fokist (Konvikti “Sadik Stavileci” në Gjakovë).
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ Mbështetës
Numri i Pozitave: (1) një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: sipas koeficientit 4.0
Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punëtori i cili ka për detyrë të kujdeset për ngrohjen në shkollë, si ai në shkollat që kanë kaldaja, si në shkollat që ngrohen me stufa me dru apo thëngjill, për shkak të punës së tij specifike sezonale, është i obliguar që përveç punëve të tij të furnizimit, ndezjes dhe mirëmbajtjes së sistemit të nxemjes së objektit apo të ndezjes e mirëmbajtës së stufave gjatë sezonit dimëror, të jetë në vendin e punës gjatë gjithë vitit kalendarik, të jetë i rregullt në punës, të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e tij të punës, të parapara me Rregulloren për Institucionet Edukative – Arsimore të Komunës së Gjakovës 01,nr. 01-110/05-11032, datës 05/05/2017, me kontratën e punës, si dhe të kryejë të gjitha punë që ia jep mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm;

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 22.10.2019 deri 05.11.2020).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar; Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka); Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja e plotë.