
Përshkrimi
RN00008865
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 22/04/2022
Afati për aplikim: 23/05/2022 - 06/06/2022
Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 68 të Ligjit Nr. 06L-114 për Zyrtaret Publik, nenit 62 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale të Komunave të Kosovës 03/L-040 dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Perkujdesje Sociale, shpall këtë;
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
- Mirëmbajtës/e ... kryes detyre 1 (nje)
- Rrobalarës/e ... kryes detyre 1 (nje)
KUSHTET për Mirëmbajtës/e
- Të ketë të kryer shkollën e mesme (diplomë)
- Çertifikatë mjekësore
- Kopja e letërnjoftimit
- Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
- Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
- Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.
KUSHTET për Rrobalarës/e
- Të ketë të kryer shkollën e mesme (diplomë)
- Çertifikatë mjekësore
- Kopja e letërnjoftimit
- Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
- Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
- Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.
Mënyra e aplikimit:
Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në Zyrën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në komunën e Rahovecit, Formulari i aplikimit merret /shkarkohet nga linku: https://konkursi.rks-gov.net. Dokumentacioni i pakompletuar dhe që arrin pas afatit të caktuar nuk do të merret në shqyrtim.
Themelimi i marrëdhënies së punës: Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës.
Aplikimi në konkurs:
Afati i aplikimit fillon nga data 22.05.2022 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 06.06.2022, deri ne ora 16:00.