Mësimdhënës/e TIK, Asistent për Fëmijë me Nevoja të Veçanta (3)

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
24/02/2022
Skadon
10/03/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008193
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/01/2022
Afati për aplikim: 24/02/2022 - 10/03/2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.067 L-114 për Zyrtaret Publik, nenit 8 të Ligjit Nr.037 L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.047L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03,L-068 për Arsim në Komunat e
Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07, 2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në
Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.0572021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit
të Përgjithshëm si dhe UA-MASHT, Nr.0872021 për Ndryshim dhe Plotësim të UA-MASHT Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm , shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës dhe asistent

  • Një mësimdhënës/e për TIK, zëvendësim, derisa punëtori të kthehet nga pezullimi i
    pozitës për nxënësit e komunitetit boshnjak normë jo e plotë.

Gjithashtu, Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, duke u bazuar në rekomandimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shpallë edhe 3 (tri) pozita pune për Asistentye për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Kandidatëve për këto pozita , sipas nenit 8 pika 6 e Udhëzimit Administrativ Nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, u kërkohet kualifikimi si me poshtë:

  • Nivelit i 5-të (post sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë, nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes.
  • Kopja e diplomës e vërtetuar ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se
    gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk
    do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë
    diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe
    Inovacionit.
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 24.02.2022 deri më datë 10.03.2022.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.

Shpalljet e ngjashme

Mjekë Specialistë (5)   Prishtinë
19/05/2022
Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
19/05/2022
19/05/2022