Mësimdhënës/e të gjuhës shqipe

komuna malisheve e1558789653457
Komuna e Malishevës
Publikuar më
16/09/2020
Qyteti
Malishevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2  të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068,  Udhëzimit Administrativ ( MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2018 Për Normativin Mbi Kuadrin  Profesional  të  Arsimit të  Përgjithshëm.  Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:

KONKURS

Për plotësimin  e vendeve  të punës
Viti shkollor 2020/2021

Nr. | Niveli, Shkolla | Pozita | Vendi i lirë/zëvendësim | Numri i pozitave | orë

1 | SHFMU" 28 Nëntori" në Kravasari | Gjuhë shqipe | Zëvendësim  me kohë të caktuar  | 1 | 19

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta)
  • Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
  • certifikata e lindjes

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 10/2018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës gjuhë shqipe kërkohet kualifikimet: Niveli Master arsimor -Fakulteti i edukimit(300ECTS) ; Sistemi katërvjeçar;Baçelor( katërvjeçar  240 ECTS) ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10/2018 datë 20.07.2018.

Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur, do  të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)

SQARIM: Kandidatët  mund të konkurrojnë  në më  shumë shkolla, por me dokumente të veçanta.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Malishevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin  e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më:  15.09.2020 deri më datën: 29.09.2020

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (8)   Viti e re
25/09/2020
25/09/2020
24/09/2020