Mësimdhënës/e të elektroteknikës

fushe kosove e1558609477125
Komuna e Fushë Kosovës
Publikuar më
20/07/2020
Qyteti
Fushë Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03L-068 , UA Nr.107 2018 dhe në bazë të nenit 8, paragrafi 1,2 të Ligjit të Punës Nr.037 L-212, lidhur me kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës dhe duke u nisur nga vendimi i Inspektorit të Punës Nr.01437-25, 20-A ,Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Fushë Kosovë rishpallë:

KONKURS
për këto vende të lira

1. SHML “ MINATORI “ Fushë Kosovë
- 2 (dy ) Mësimdhënës (inxhinjerë ) të elektroteknikës për kohë të caktuar deri më 31.08.2021.

Dokumentacioni i nevojshëm:

- Të jetë banor i Kosovës - letërmjoftimi
- CV
- Çertifikata e lindjes
- Diploma e fakultetit - master i elektroteknikës
- Vertetimi se nuk është nën hetime

Kandidatët do t'i nënshtrohen testit me shkrim që përmban 100 pikë .Kandidatët që marrin
më shumë se 50% të testit me shkrim do të ftohen në intervistën me gojë.

Të gjitha njoftimet do të bëhen përmes Faqes zyrtare të Komunës së Fushë Kosovës, përmes
e-mailit apo tel.

Afati i konkursit është 15 ditë nga shpallja në gazetë.

Dokumentacioni komplet dorëzohet në Arkivin e komunës në katin përdhesë , në ndërtesën e
Komunës së Fushë Kosovës . Adresa : rruga Tahir Zemaj nr .2 - Fushë Kosovë

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme

Arsimtar/e (3)   Viti
21/10/2020
21/10/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
20/10/2020