Mësimdhënës/e, Psikolog/e (2), Pedagog/e

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
10/12/2020
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.064L-114, neni 67 dhe 68, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.037L-068 , neni 5 pika(c), Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.047L-032, neni 35 dhe 37.Ligjit të Punës Nr.037L-212, neni 8, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0712017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.092015, Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional si dhe Udhëzimit Administativ MASHT Nr.342014 Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në shkolla, Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, shpallë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

1. Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ,,Kadri Zeka” në Dubravë:
Një psikolog/e me plotësim normë në SHFMU “Jusuf Gërvalla” në Biçec ( 3 ditë në Dubravë dhe
2 ditë në Biçec)

2. Gjimnazi “Skënderbeu” në Kaçanik:
Një Pedagog/e me plotësim norme në SHMP “ Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka “në Kaçanik (3 ditë në gjimnaz dhe 2 ditë në SHMP)

3. Shkolla e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik:
Një Psikolog/e me plotësim norme në Gjimnazin “ Skenderbeu “në Kaçanik ( 3 ditë në SHMP dhe 2 ditë në gjimnaz)
Një mësimdhënës/e për lëndë ekonomike me 10 orë në javë për kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendin e punës për mësimdhënës/e:

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi. që rregullojnë fushat përkatëse për vendin e tijfsaj të punës
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë.
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare:
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të Shkollës
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ia caktojë aifajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendin ec punës Psikolog/e:

  • Psikologu ka detyrë të kontribuojë në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësit
  • Psikologu ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë
  • Psikologu punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit, zhvillimit social e personal të nxënësit
  • Psikologu bashkëpunon me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin
  • Psikologu afron konsultime me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin me qëllim të shëndetit sa më ë mirë të nxënësve
  • Psikologu bashkëpunon me institucione profesionale të shkollës, institucione të tjera sociale dhe shëndetësore dhe organizata të tjera me qëllim të përvetësimit të praktikave të mira.

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendin e punës Pedagog:

  • Planifikimin, programin dhe organizimin e punës edukative - arsimore
  • Mbështetjen e hartimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës
  • Koordinimin e punës së aktiveve personale, planprogramin e mësimdhënësve
  • Përkrahjen e klubeve të nxënësve, këshillat e prindërve dhe organet apo këshillat e tjera të shkollës
  • Merr pjesë në hulumtimin e nevojave arsimore, në hartimin dhe zbatimin e projekteve shkollore
  • Përcjellë dhe inkurajon futjen e risive dhe praktikave të mira pedagogjike
  • Pedagogu vepron në realizim të efektshëm të procesit edukativo-arsimor
  • Pedagogu ndihmon dhe udhëzon mësimdhënësit në zbatimin e metodologjive ndërvepruese të mësimdhënies duke promovuar filozofinë me nxënësin në qendër përmes ndihmës për implementimin e nxënies në bashkëpunim me mësimdhënësit duke i ndihmuar ata në përgatitjen e modeleve arsimore, planeve ditore dhe aspekteve të tjera të veprimtarisë arsimore.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

Për vendin e punës për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MASHT-it.Nr.0572015 Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional.

Për vendin e punës pedagog, kërkohet përgatitje shkollore e nivelit master në degën e Pedagogjisë përkatësisht Fakultetin e Edukimit, studimet katërvjeçare në Degën e Pedagogjisë apo siç është e rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)

Për vendin e punës psikolog. kërkohet përgatitje shkollore e nivelit master në Fakultetin Filozofik, degën e Psikologj drejtimi: Psikologji shkollore dhe Këshillim, fakultetit filozofik ( apo siç është rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdh ve dhe bashkëpunëtorëve profesional)

Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin si në vijim:

  • Formulari i aplikimit
  • Diploma e fakultetit përkatës
  • Rezymeja personale (CV)
  • Kopje të dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Vërtetim për përvojën e punës, nëse ka (nuk është obligative) dhe
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime

Njoftimet e kandidatëve për testin dhe orarin e intervistave bëhen në web- faqen e Komunës dhe përmes email-it (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit).

Për të njëjtën pozitë kandidati plotëson vetëm një aplikacion ndërsa vendin e punës e zgjedh
sipas radhës ai që ka më së shumti pikë për atë pozitë,

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 10.12.2020 deri më 24.12.2020

Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar-Zyra e
Pranimit, kati përdhes.

Të gjitha dokumentet gjatë aplikimit duhet të jenë kopje, ndërsa origjinali ofrohet në ditën e
intervistimit.

Dokumentet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas afati nuk do të shqyrtohen.

Rezultatet shpallen në linkun: https: konkursi.rks-gov.net

Shpallja e plotë. 

Listime të ngjashme

25/11/2020
23/11/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
19/11/2020