Mësimdhënës/e-praktikant/e (20)

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
17/09/2020
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 16 të Ligjit Nr. 037L-212 i Punës, lidhur me pranimin e mësimdhënësve praktikantë (me pagesë) për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj, në Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta në Komunën e Kaçanikut, Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, shpall këtë:

KONKURS
PËR PRAKTIKANTË

Nr. | INSTITUCIONI: SHKOLLAT FILLORE TË MESME TË ULËTA | Numri i Praktikantëve

  1. Mësimdhënës/e të mësimit klasor | 10
  2. Mësimdhënës/e të lëndës Teknologjisë Informative | 4
  3. Mësimdhënës/e të lëndës Gjuhës shqipe | 2
  4. Mësimdhënës/e të lëndës Matematikë | 2
  5. Mësimdhënës/e të lëndës Gjuhës angleze |1
  6. Mësimdhënës/e të lëndës Fizikë | 1

Gjithsej: 20

Pagesa neto për një muaj do të jetë: 280 € (euro).

Detyrat dhe përgjegjësitë për mësimdhënës praktikantë:

  • Të bashkëpunoj me mësimdhënës që të realizoj planprogramin mësimor për vendin
    përkatës ku është caktuar, në harmoni me legjislacionin në fuqi, që rregullojnë fushat
    përkatëse për vendin e tijfsaj të punës:
  • Të bashkëpunoj me mësimdhënës dhe zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies:
  • Në bashkëpunim me mësimdhënës,të përgatisë me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë.
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare:
  • Në bashkëpunim me mësimdhënës, të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ia caktojë ailajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

Për mësimdhënës praktikant, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit
Administrativ të MASHT-it.Nr.1072018 Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të
Përgjithshëm.

Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin si në vijim: diploma e fakultetit
përkatës, ekstraktin e lindjes, CV- në, letër motivimin dhe kopjen e letërnjoftimit.

Afati dhe mënyra aplikimit.

Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar-Zyra e
Pranimit, kati përdhes.

Të gjitha dokumentet gjatë aplikimit duhet të jenë kopje, ndërsa origjinali duhet të sjellët në
ditën e intervistimit.

Dokumentet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas afati nuk do të shqyrtohen. Komisioni për shqyrtimin e konkursit i njofton kandidatët për seleksionim dhe intervistim përmes, postës elektronike (e-mail) ose tabelës së shpalljeve publike.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data e shpalljes në tabelën e shpalljeve dhe në Web-
faqen e komunës prej 17.09.2020 deri 24.09.2020.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme