Mësimdhënës/e TIK, Asistent/e për fëmijët nevoja veçanta arsimore (3)

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
28/03/2022
Skadon
11/04/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik, nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.04/L-032 Për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03/L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe UA-MASHT, Nr.08/2021 për Ndryshim dhe plotësim të UA-MASHT, Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm , rishpall këtë: 

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës dhe asistent 

1. Një mësimdhënës/e për TIK, zëvendësim, derisa punëtori të kthehet nga pezullimi i pozitës për nxënësit e komunitetit boshnjak, normë jo e plotë

2. Gjithashtu, Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, duke u bazuar në rekomandimin e  Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shpallë edhe 3 (tri) pozita pune për Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Kandidatëve për këto pozita, sipas nenit 8 pika 6 e Udhëzimit Administrativ Nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, u kërkohet kualifikimi si me poshtë: 

  • Nivelit i 5-të (post sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim: 

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit)
  • Certifikata e lindjes
  • Kopja e diplomës e vërtetuar te Noteri ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj 
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka) 

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 28.03.2022 deri më datë 11.04.2022 Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre. Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim