Mësimdhënës/e për TIK (4)

Komuna Mitrovicë e Jugut
Publikuar
25/02/2022
Skadon
11/03/2022
Lokacioni
Mitrovicë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008206
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 26/01/2022
Afati për aplikim: 25/02/2022 - 11/03/2022

Në bazë të nenit 67, 68 dhe 69 të Ligjit Nr. 0GJL-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5, pikës c. të Ligjit Nr. 031L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Ligjit Nr. 0471-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nenit 8 të Ligjit Nr. 03VL-212, të Punës, Udhëzimit Administrativ (MASHTI) Nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Nr. | Niveli | Pozita | Vend i lirë/Zëvendësim | Numri i pozitave
1 | ShMU | Mësimdhënës/e për TIK | Vendi lirë | 4

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim

  • Formulari i aplikimit (merret në komunë — Qendra për Shërbime me Qytetarë)
  • Diploma (Certifikata e diplomimit- nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj) e fakultetit e fotokopjuar dhe e noterizuar nga organi kompetent
  • Ekstrakti i lindjes
  • Letërnjoftimi i fotokopjuar
  • Vërtetimi nga gjykata se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për vepër penale
  • Dokumenti i përvojës se punës në arsim (nëse ka)
  • Me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës, punëtorifja është e detyruar të sjellë certifikatën e gjendjes shëndetësore.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me aktet juridike të lartshënuara.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, kandidatët për të konkurruar për këtë pozitë duhet t'i plotësojnë këto kritere të kualifikimit:

Programi/dega teknologji-informatikë:

  • Niveli master arsimor- Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Programi matematikë - informatikë:

  • Niveli master arsimor- Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Vërejtje: Sipas pikës 3 të nenit 11 për Kualifikimet e Mësimdhënësve, në Udhëzimin Administrativ (MASHTI) Nr. 0512021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, qartësohet se: “Të gjithë të kualifikuarit në njësitë akademike që kanë përfunduar master arsimor 300 ECTS, sistemin katërvjeçar (profesor) dhe baçelor katërvjeçar 240 ECTS, kanë të drejtë të barabartë konkurrimi në arsimin parauniversitar të paraparë me nenin 6 dhe 7 të këtij udhëzimi”

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t'i kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t'i
nënshtrohen testimit me shkrim.

Në test me shkrim do të ftohen ata kandidat të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të
lartcekura.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test, intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në ueb faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe përmes e-mail-it (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatitres).

Me këtë konkurs zhvillohen procedurat e rekrutimit për vitin shkollor 2021722022. Në rast të ndonjë nevoje eventuale për mësimdhënësje në IEAA, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave të publikuara me rastin e shpalljes së rezultateve.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë.

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.

Afati i aplikimit është 15 ditë. Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net është prej datës 26.01.2022 deri me datën 24.02.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 25.02.2022 deri me datën 11.03.2022. Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
19/05/2022
18/05/2022