Mësimdhënës/e për për gjuhë gjermane

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
20/10/2020
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.047L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.037L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të: UA-MPMS, Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, UA-MASHT, Nr.1072018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, ,UA-MASHT, Nr.02)2017 Për Vlefshmërinë e Programeve Studimore të Bartësve Privat të Arsimit të Lartë si dhe Rekomandimit të Inspektoriatit të Punës Nr.2120 bënë këtë:

RISHPALLJE TË KONKURSIT
Për plotësimin e vendit të lirë të punës

1. Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e për për gjuhë gjermane (për nxënesit e komunitetit boshnjak) në dy shkolla Dobrushë dhe Banjë normë jo të plotë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t' i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr.037L.068 dhe Ligjit Nr.044L-032) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr.1092018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik kandidatët do t'i nënshtrohen testimit me shkrim. Testimi me shkrim në maksimum tërheqë 100
pikë apo deri në 5095 të vlerësimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë se paku 50Y6 të pikëve nga testi me shkrim i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri 100 pikë apo 50Yo e vlerësimit përfundimtar.

Afati i konkursit mbetet i hapur prej datës 19.10.2020 deri me datën 02.11.2020.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai cili arrin pas afatit nuk do të shqyrtohet.

Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit
(kërkesën) do të refuzohet.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

25/11/2020
23/11/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
19/11/2020