Mësimdhënës/e për mësim klasor

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
04/03/2022
Skadon
18/03/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008304
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 02/02/2022
Afati për aplikim: 04/03/2022 - 18/03/2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, duke u bazuar në nenin 67 dhe 08 të Ligjit Nr. 0671, 111
për Zyrtaret Publik, nenit 8 të Ligjit Nr.0371-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.0441.-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03, L-068 për Arsim në Komunat eRepublikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07, 2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.0572021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe UA-MASHT, Nr.087 2021 për Ndryshim dhe Plotësim të UA-MASHL, Nr.0572021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm , shpall këti

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës

SHFMU “Trepça” në Banjë
1. Një mësimdhënës/e për mësim klasor (1-5) vendi i lirë i punës.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit)
  • Certifikata e lindjes
  • Kopja e diplomës e vërtetuar ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data c diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit.
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 04.03.2022 deri më datë 18.03.2022.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.

Shpalljet e ngjashme