Mësimdhënës/e për Matematikë

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
15/05/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, nenit 5 pika(c) të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-itNr. 10/2018, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm më datë 13.04.2021 rishpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës për lëndën e matematikës
Numri i pozitave: Një (1)
Koeficienti/Grada: A - 421 / 1 Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori: SHFMU

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  • Të realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullojnë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor në përputhje me Kurrikulën Bërthamë.
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të Shkollës;
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit të cilit i raporton dhe t’i kryejë detyrat që mund t’ia caktojë ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.

Kërkesat e përgjithshme nër pranimin e zyrtarëve publik janë:

- Të jetë_shtetas i_Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji-

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe këto kërkesa:

-Të kenë përgatitje përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 10/2018, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

Kohëzgjatja e emërimit : pa afat të caktuar

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati për nranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prei datës 13.05.2021 deri më 27.05.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

  1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit
  2. Kopja e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
  3. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
  4. Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor nëse ka (nuk është obligative);

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”;

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”; Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeldaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.