Mësimdhënës/e për Lëndët Sociologji

rahovec e1601100650626
Komuna Rahovec
Publikuar
23/03/2022
Skadon
30/03/2022
Lokacioni
Rahovec
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008439
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/02/2022
Afati për aplikim: 23/03/2022 - 30/03/2022

Në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04/L-032, të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03/L-068, neni 5,paragrafi c, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it. Udhëzimit Administrativ te MASHT it Nr.05/2021, Për Normativ për Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall: 

Konkurs 

Për plotësimin e 1 pozite të lirë të punës me kuadër profesional të arsimit, për vitin shkollor 2021/2022: Mësimdhënës/e për Lëndët Sociologji 14 ore mësimi në javë dhe Edukatë Qytetare 6 orë mësimi në javë, në SHML-të dhe SHMLP-në, zëvendësim lehone, (derisa Mësimdhënësja të kthehet nga pushimi i lehonisë). 

Kushtet për konkurrim:

Për vendin e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional sipas U.A.05.2021. Udhëzimi Administrativ për Normativ mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm), ndërsa kualifikimet tjera që nuk janë në përputhje me këtë udhëzim administrativ nuk do të merren në konsideratë.

Dokumentet e nevojshme: 

  • Kopjen e diplomës së fakultetit të kryer, të noterizuar,
  • Kopjet e çertifikatave të trajnimeve me bazë në shkollë.
  • Kopjen e ekstraktit të lindjes. - Kopjen e letërnjoftimit.
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në DKA. Formulari i aplikimit merret /shkarkohet nga linku: konkursi.rks-gov.net 

Lista Pritëse:

Kandidatët të cilët grumbullojnë më shumë se 59 pikë, hynë në Listën pritëse si kandidat fitues, dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë-Mësimdhënës/e për Lëndët Sociologji dhe Edukatë Qytetare, kanë të drejtë të punësohen.

Themelimi i marrëdhënies së punës:

Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës. 

Aplikimi në konkurs:

Afati i aplikimit fillon nga data 23.03.2022 dhe zojat (tetë) ditë kalendarike dhe atë deri me datë 30.03.2022, deri ne ora 16:00.

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
19/05/2022
18/05/2022