Mësimdhënës/e për TIK, Mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane

hani i elezit e1610131295562
Komuna Hani i Elezit
Publikuar
09/03/2022
Skadon
25/03/2022
Lokacioni
Hani i Elezit
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008370
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 09/02/2022
Afati për aplikim: 11/03/2022 - 25/03/2022

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-1 14, Kapitulli V neni 67 dhe 68 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.031L-068 nenit 5 pika c,Ligjit të Punës Nr.031L-212 nenit S,Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04L-032nenit 35,Udhëzimin Administrativ(MPMS) Nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.0572021, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm Komuna Hani Elezit rishpallë:

KONKURS
(Për plotësimin e vendeve të lira të punës)

Institucioni: Komuna Hani Elezit
Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë,Rini dhe Sport

1. Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës për lëndën Teknologji dhe TIK
Njësia/sektori: SHFMU ”Ilaz Thaçi” Hani i Elezit.
Numri i pozitave: Një (1) pozitë me afat të caktuar
Koeficienti/Grada: A-421/1
Orët e punës: 40 orë në javë

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:

  • Programi/dega Teknologji-Informatikë
  • Niveli master arsimor, Fakulteti i Edukimit - (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeqar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

2. Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës për lëndën Gjuhë Gjermane
Njësia/sektori: SHFMU ”Ilaz Thaçi” Hani i Elezit
Numri i pozitave : Një (1) pozitë me afat të caktuar
Koeficienti/Grada: A-421/1
Orët e punës: 40 orë në javë

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:

  • Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
  • Niveli master arsimor (300 ECTS)
  • Sistemi katër vjeqar
  • Baçelor: (katërvjeçar 240 ECTS)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës
  • Të zbatoj detyrat e punës duke sigurar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mesimdhënies
  • Të përgadit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlersimit në përputhje me me Udhëzimet Kurikulare
  • Të mbajë ditarin personal të vlersimit të nxënësve
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës
  • Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit , të cilit i raporton dhe ti kryej detyrat që mund ti caktoj ai/ajo.Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit (merret në Komunë — Qendra për Shërbime me Qytetarë)
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje )
  • Diploma e kualifikimit (ose certifikata) duhet të jene kopje të vërtetuara.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
  • Çertifikatat e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i, tjerat jo profesionale nuk shqyrtohen.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 11.03.2022 deri 25.03.2022 (16:00).

Të gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit mund ti marrin në formë fizike pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë në Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend, apo ti shkarkojnë në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net , të gjitha dokumentet siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati përmes aplikacionit vetëdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre,

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këtë pozitë, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzohet çdo aplikacion i kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet e femrave dhe meshkujve të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: konkursi.rks-gov.net, në webfaqen e komunës

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
19/05/2022
18/05/2022