
Përshkrimi
RN00008410
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/02/2022
Afati për aplikim: 16/03/2022 - 30/03/2022
Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.067L-1 14 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212, nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 041L-032, nenit 5 pika(c) të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 037L-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 0572021, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm më datë 14.02.2022 rishpallë:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK
Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës për lëndën e Sociologjisë
Nr. i pozitave: Një (1) pozitë me afat të pacaktuar
Drejtoria: Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori: Gjimnazi “Sënderbeu” në Kaçanik
Koeficienti Grada: A - 459/1
Pershkrimi i detyrave te punes
- Të realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullojnë fushat përkatëse për vendin e tijfsaj të punës
- Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies
- Të përgatisë me rregull planin mësimor në përputhje me Kurrikulën Bërthamë.
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare
- Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
- Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të Shkollës
- Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit të cilit i raporton dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ia caktojë aifajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:
- TË jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:
Për vende e punës mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 0522021, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm
Formularët e aplikimit mund të merren në linkun konkursi.rks-gov.net dhe web-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.
Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 16.03.2022 deri më 30.03.2022
Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:
- Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit dhe nostrifikim I diplomës nëse është marrë jashtë shtetit,
- Kopja e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes,
- dëshminë se nuk është nën hetime
- Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
- Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor nëse ka (nuk është obligative):
Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun konkursi.rks-gov.net dhe vveb-faqen komunale
“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”:
Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.