Mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (6)

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
12/03/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane

Nr | Institucioni | Pozita | Vend i lirë/Zëvendësim

  1. Shkolla “Pjetër Muqaj” në Guskë | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  2. Shkolla “Ardhmëria” në Ramoc | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  3. Shkolla “Dy Dëshmorët” në Sheremet | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  4. Shkolla “Ukshin Miftari” në Skivjan | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  5. Shkolla “Selman Riza” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (12) orë mësimi në javë
  6. Shkolla “Dëshmorët Lleshi” në Doblibare | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  7. Shkolla “Pjetër Bogdani” në Demjan 2 | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (5) orë mësimi në javë
  8. Shkolla “Ali Hasi” në Cërmjan | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  9. Shkolla “ Ahmet Rrustemi” në Bec | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  10. Shkolla “Dëshmorët e Dushkajës” në Bardhaniq | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  11. Shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Shqiponjë | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  12. Shkolla “Mazllum Këpuska” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (4) orë mësimi në javë
  13. Shkolla “ Fehmi Agani” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (10) orë mësimi në javë
  14. Shkolla “Emin Duraku” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane (12) orë mësimi në javë

Institucioni: Komuna e Gjakovës;
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim;
Lloji i pozitës:  Nëpunës  i Shërbimit Publik;
Numri i Pozitave:  (6) gjashtë;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës;
Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e 

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në

Kushtet dhe Kualifikimi:

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, për mësimdhënës të gjuhës gjermane kërkohet:

  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 12.03.2021 deri 26.03.2021(15:00).

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme