Mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës Angleze

50x50 komuna peje
Komuna Pejë
Publikuar
24/02/2022
Skadon
10/03/2022
Lokacioni
Pejë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008186
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/01/2022
Afati për aplikim: 24/02/2022 - 10/03/2022

Nё bazë nenit 67, 68 tё Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.03/L-068 për  Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar  në Republikën e Kosovës, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.05/2021 për  Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të  Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin Procedurave të Konkursit në Sektorin  Publik, Komuna e Pejës, shpall: 

KO N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës 

Institucioni: Komuna e Pejës
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit; 

Titulli i vendit të punës: 

1.Mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës Angleze në ShFMU ”Dëshmorët e Kombit “ në shkollën amë dhe paralelet e ndara  

  • Numri i Pozitave: Një (1); 
  • Orët e punës: 20 orë në javë 
  • Periudha e Kontratës: deri ne kthim të mësimdhënëses nga pushimi i lehonisë 

Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada-Koeficienti –A-421/1: 

Detyrat Kryesore:  

  • Punëkryesi është i obliguar ta realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës  duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e  tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e  mësimdhënies;
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor, në përputhje me korrikulën, e  në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies, aftësive dhe prirjeve individuale të çdo  nxënësi;
  • Të ketë njohuri për një repertor të gjerë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje ti aplikojë  ato që më së miri i përgjigjen situatës në klasë;
  • T'i shfrytëzojnë mënyrë efektive resurset që i ka në dispozicion;  
  • Të planifikoj, të udhëheqë dhe të vëzhgoj nxënien dhe sjelljen e secilit nxënës;
  • Të zbatoj metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet  kurrikulare;
  • Të krijojë një atmosferë pune dhe disipline, pa përdorur metoda ndëshkimi ose forma të  ndryshme të poshtërimit ndaj nxënësve;
  • Të kontrollojmë rregull dhe të mbajë evidencë për suksesin dhe progresin individual të  secilit nxënës si dhe të jetë në gjendje t'i raportoj prindit apo kujdestarit të fëmijës drejt për  progresin e arritur të nxënësit sipas kërkesës;
  • Të zgjoj të nxënësit kureshtjen për të nxënë dhe ti inkuadrojë ata të nxënë në mënyrë të  pavarur;
  • Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual sipas planit të paraparë dhe të  kujdeset për realizimin e planifikimit;
  • Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar takime  individuale me prindër, kujdestarë të fëmijës;
  • T'i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë së punës;
  • Të mbikëqyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesin mësimor;
  • Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës;
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohet  nga drejtori i shkollës;
  • Të marrë pjesë në formë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me  përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të  shkollës;
  • Të tregoj respekt sjellje kolegjiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët  punon;
  • Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit të cilit i raporton, dhe t'i kryej detyrat që  mund t'i caktoj ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jen në harmoni me legjislacionin në fuqi;
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë  organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar nga ata;
  • Të mos e shfrytëzoj pozitën e punës për interesa private në dobi të një pale të tretë, përfshirë  edhe familjen, shoqërinë apo rrethin shoqëror. 
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik,  përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo  autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton;
  • Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore;
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuara me  rregulloren e brendshme të shkollës dhe me akte tjera nënligjore;
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryej punë apo detyrë tjetër, me orare tëplotë, nëse  puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak  me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj;  

Kushtet dhe Kualifikimi:  

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Kriter për pozitën Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë Angleze është
    • Niveli Master Arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
    • Sistemi katërvjeçar  
    • Bachelor katërvjeçar (240 ECTS) 

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);  
  • Diploma e noterizuar e fakultetit (kopje) 
  • Certifikatën nga Gjykatëse nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje). 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit  nuk kthehet.  

Konkursi (afati i aplikimit) mbetet i hapur 15 ditë nga data: 24.02.2022----10.03.2022 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Drejtorin  Komunale për Arsim në Pejë, apo ti shkarkojnë nga portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë  kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë  mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së  Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të  fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në  pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni  gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë  plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha  komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk  pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen DKA së, zyra nr. 33 ose në tel 045 108 914. Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Pejës  https://kk.rks-gov.net/pejëi/dhe në linkun : https://konkursi.rks-gov.net/. 

Shpalljet e ngjashme

New Entry Program   Kosovë e re
27/05/2022
Kryeinspektor/e i/e minierave    Prishtinë e re
27/05/2022
Sekretar/e i/e Përgjithshëm   Prishtinë e re
27/05/2022
Sekretar/e i/e Përgjithshëm   Prishtinë e re
27/05/2022