
Komuna Klinë
Përshkrimi
Duke u bazuar ne nenin 67 dhe 68 te ligjit të Zyrtareve Publik Nr. 067L-114, nenit 8 te ligjit të Punës nr. 037-212, nenit 35 te Ligjit te Arsimit Parauniversitar nr. 047L-32, nenin 5, pika c, të Ligjit nr. 03JL 068 për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ nr. 0772017, UA 0512021 Normativin mbi kuadrin profesional te Arsimit te Përgjithshëm, UA 0572015 Normativin për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit shpall:
KONKURS I JASHTEM
Për pozitën e lirë si në vijim:
- Mësimdhënës për Lëndën e Filozofisë - SHML “Luigj Gurakuqi” në Klinë pozitë e lirë, 10 orë.
- Koeficienti: 6.36 për mësimdhënës në shkolla te mesme te larta,
- Kualifikimi: Sipas UA 0572021 —Normativin mbi kuadrin profesional të Arsimit të Përgjithshëm, UA 0572015 Normativin për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional
Përshkrimi i detyrave punuese:
- Të realizojë plan-programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore
- Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor në përputhje me kurrikulën, e në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare
- Të kontrollojë me rregull dhe të mbajë evidencën për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës, si dhe të jetë në gjendje t' i raportojë prindit apo kujdestarit të familjes
- Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe aktiviteteve të tjera në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës
- Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual
- I punësuari është i obliguar të respektoi kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore
- Bashkëpunon me organet e shkollës dhe me të gjitha institucionet tjera profesionale.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikacioni i punësimit
- Kopja e dokumentit te identifikimit (letërnjoftimi)
- Diploma e vërtetuar te noteri publik
- Certifikata e diplomimit jo më e vjetër se gjashtë muaj e vërtetuar te noteri
- Certifikata qe nuk është nën hetime merret ne Gjykatë
- Ekstrakti i lindjes.
Mënyra e aplikimit:
- Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në kopje fizike se bashku me formularin e aplikimit në Drejtorinë e Arsimit.
- Formularii aplikimit mund te shkarkohet vvebfaqja e Komunës së Klinës
- Rekrutimi: intervista me shkrim dhe gojë dhe përzgjedhjen e kandidateve bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga DKA
- Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës
- Afatii aplikimit fillon nga data 07-04-2022 deri me 16-04-2022, ora 16:00.
- Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen.
Rezultatet shpallen në ueb faqen e komunës.