Mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar më
06/12/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.067 L-114 për Zyrtaret Publik nenit 8 të Ligjit Nr.037 L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.047 L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.037L-068 për Arsim në Komunat e
Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07,2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në
Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.0572021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit
të Përgjithshëm, shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

SHFMU “Trepça” në Banjë

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë në tri shkolla , “Trepça” në
    Banjë ,'Fan.S.Noli”në Llukac i Begut si dhe “Ismail Qemali” Saradran (vend i lirë).

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formaularii aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit)
  • Certifikata e lindjes
  • Kopja e diplomës e vërtetuar ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit.
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim nga data 06.12.2021 deri 20.12.2021.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.

 

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021