Mësimdhënës/e për gjuhë dhe letërsi shqipe

hani i elezit e1610131295562
Komuna Hani i Elezit
Publikuar më
28/10/2021
Qyteti
Hani i Elezit
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 , Ligjit për Arsimin në  Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5 pika c, Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit  8,Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35,Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik,Udhëzimit Administrativ  të MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm  Drejtoria Komunale e Arsimit shpallë: 

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS 

Titulli i vendit të punës: 

  • Një (1) mësimdhënës/e për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në SHFMU “Veli Ballazhi” Gorancë, me  kohë të caktuar. 

Institucioni: Komuna Hani i Elezit
Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: një (1)
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: Koeficienti A-421/1
Orët e punës: 40 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin  në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës; 
  • Të zbatoj detyrat e punës duke sigurar cilësinë dhe kompetencën profesionale në  procesin e mesimdhënies; 
  • Të përgadit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë; Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlersimit në përputhje me me  Udhëzimet Kurikulare; 
  • Të mbajë ditarin personal të vlersimit të nxënësve. 
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës; 
  • Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit , të cilit i raporton dhe ti kryej  detyrat që mund ti caktoj ai/ajo.Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me  legjislacionin në fuqi. 

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim: 

  • Niveli master arsimor-Fakulteti i Edukimit (300 ECTS); 
  • Sistemi katërvjeqar; 
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS); 

Dokumentet e nevojshme: 

  • Formulari i aplikimit (merret në Komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë) •Rezymeja personale (CV). 
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje ). 
  • Diploma e kualifikimit (ose certifikata) duhet të jene kopje të vërtetuara.  •Certifikata që nuk jeni nën hetime. 
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka). 
  • Ҫertifikatat e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i, tjerat jo profesionale nuk shqyrtohen. 

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 28.10.2021 deri 11.11.2021 (16:00). Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime  me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend. Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohen ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet nga lista e ngushtë. 

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për kët pozitë, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. 

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e  shpalljes.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Inxhinier/e i/e Implementimit   Prishtinë e re
01/12/2021
Ekspert/e profesional/e (7)   Prishtinë e re
01/12/2021
Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
26/11/2021