Mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze në SHFMU

komuna decan logo e1612521714314
Komuna e Deçanit
Publikuar më
02/10/2021
Qyteti
Deçan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë nenit 67, 68 të Ligjit Nr.067L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.037L-068 për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04)L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit. të Përgjithshëm, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 0772017 për Rregullimin Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Deçanit, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës

Institucioni: Komuna Deçan
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit

Titulli i vendit të punës:

1. Mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan

  • Numri i Pozitave: Një (1)
  • Orët e punës: (10 orë mësim)
  • Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar (Vend i Lirë) ,

Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit,

Detyrat Kryesore:

  1. Punëkryesi është i obliguar ta realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj të punës
  2. Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies
  3. Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor, në përputhje me korrikulën, e në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies, aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi
  4. Të ketë njohuri për një repertor të gjerë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje ti aplikojë ato që më së miri i përgjigjen situatës në klasë
  5. T'i shfrytëzojnë mënyrë efektive resurset që i ka në dispozicion
  6. Të planifikoj, të udhëheqë dhe të vëzhgoj nxënien dhe sjelljen e secilit nxënës,
  7. Të zbatoje metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare
  8. Të krijojë një atmosferë pune dhe disipline, pa përdorur mëtoda ndëshkimi ose forma të ndryshme të poshtërimit ndaj nxënësve
  9. Të kontrollojmë rregull dhe të mbajë evidencë për suksesin dhe progresin individual tësecilit nxënës si dhe të jetë në gjendje t'i raportoj prindit apo,kujdestarit të fëmijës drejt për progresin e arritur të nxënësit sipas kërkesës
  10. Të zgjoj të nxënësit kureshtjen për të nxënë dhe ti inkuadrojë ata të nxënë në mënyrë të pavarur
  11. Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual Sipas planit të paraparë dhe të kujdeset për realizimin e planifikimit,
  12. Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar takime individuale me prindër, kujdestarë të fëmijës
  13. T'i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë së punës
  14. Të mbikëqyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesin mësimor
  15. Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës
  16. Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës
  17. Të marrë pjesë në formë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të shkollë
  18. Të tregoj respekt sjellje kolegjiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët punon
  19. Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit të cilit i raporton, dhe t'i kryej detyrat që mund t'i caktoj ailajo. Detyrat e punës duhet të jen në harmoni me legjislacionin në fuqi
  20. Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose përsonave të caktuar nga ata
  21. Të mos e shfrytëzoj pozitën e punës për interesa private, “NË dobi të një pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo rrethin shoqëror
  22. Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton
  23. Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore
  24. I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuara me rregulloren e brendshme të shkollës dhe me akte tjera nënligjore
  25. I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryej punë apo detyrë tjetër, me orare të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj:

Kushtet dhe Kualifikimi:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Niveli Masterë, Sistemi katërvjeçar dhe Baçelor —katër vjeçar 240 ECTS)

Kriteret e kualifikimit për pozitën Mësimdhënës për Gjuhë Angleze janë: UA 05/21

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta - kopje)
  • Diploma e kualifikimit e noterizuar
  • Trajnime (nëse ka)
  • Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Certifikata e lindjes,

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në
MASHT.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet. kë

Afati dhe mënyra e publikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 02.10.2021 deri me 16.10.2021 (16:00)

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet duhet ti shkarkojnë nga portali shtetëror konkursi.rks-gov.net dhe faqen zyrtare të komunës, dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këtë pozitë, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit idrejtohen DKA-së, zyra nr.52 Kati-ll1.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Deçanit.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

26/11/2021
25/11/2021
24/11/2021