Mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
07/05/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 64 paragrafi 1 Ligjit nr. 06JL-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 1072018 të dt. 1310712018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, bënë ketë:

RISHPALLJE TE KONKURSIT

1. SHFMU” Shotë Galica ” në Tërdec

  • Një mësimdhënëse për Gjuhë Angleze, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit mjekësor, lehonisë.

KUSHTET E PUNËSIMIT:

Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.101 2018.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

1. Aplikacioni i punësimit.

2. Kopje e dokumentit të identifikimit ( letëmjoftim, patentë shofer ose pasaportë)

3. Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.

4. Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.

5. Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.

6. Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së,të plotësohet rrjedhshëm në Gjuhën Shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit në arkiv nuk pranohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Drenas, Më:06.05.2021

Listime të ngjashme

22/06/2021
18/06/2021