Mësimdhënës/e për Edukatë muzikore

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
09/05/2022
Skadon
24/05/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Muzikë  
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008786
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/04/2022
Afati për aplikim: 10/05/2022 - 24/05/2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik, nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.04/L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03/L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe UA-MASHT, Nr.08/2021 për Ndryshim dhe plotësim të UA-MASHT, Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm , shpall këtë

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës 

SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë 

  • Një mësimdhënës/e për Edukatë muzikore vendi i lirë i punës në dy shkolla. 

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim: 

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati, 
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes.
  • Kopja e diplomës e vërtetuar të Noteri ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit.
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka) 

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor: 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 10.05.2022 deri më datë 24.05.2022.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre. Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet. Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet. Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, ku nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
19/05/2022
18/05/2022