Mësimdhënës/e për cikël klasor (Zëvëndësim)

Komuna e Zveçanit e1625597103897
Komuna Zveçan
Publikuar
06/05/2022
Skadon
20/05/2022
Lokacioni
Zveçan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67,68 dhe 69 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5, pikës c. Të Ligjit  Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovs, Ligjit Nr. 04/l-032 për Arsimin  Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L=212, të Punës, Udhëzimit  Administrativ ( MAShTI) Nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të 

Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Zveqanit, shpall 

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS 

Nr. | Niveli | Pozita | Vend i lirë /Zëvëndësim | Numri i  pozitave

  1. ShF | Mësimdhënës/e për cikël klasor | Zëvëndësim | 1

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim 

  • Formulari i aplikimit (merret ne ShF ‘’ISA BOLETINI’’ P.N Lipë)
  • Diploma (Certifikata e diplomimit – nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj) e  fakultetit e fotokopjuar dhe e noterizuar nga organi kompetent;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Vërtetimi nga gjykata se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për  vepër penale;
  • Dokumenti i përvojës se punës në arsim ( nëse ka)
  • Me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës, punëtori/ja është e detyruar të sjellë certifikatën e gjendjes shëndetësore.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të parcaktuara me aktet  juridike të lartshënuar.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2021 për Normativën mbi kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, kandidatët për të konkuruar për këtë pozitë duhet t’i plotësojnë këto  kritere të kualifikimit: 

  • Niveli master arsimor (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeqar;
  • Bachelor (katërvjeqar 240 ECTS)

Vërejtje: Sipas pikës 3 të nenit 11 për Kualifikimet e Mësimdhënësëve, në Udhëzimin  Administrativ ( MAShTI) Nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, qartësohet se: ‘’ Të gjithë të kualifikuarit në njësitë akademike që kanë përfunduar  master arsimor 300ECTS, sistemin katërvjeqar (profesor) dhe baçelor katërvjeqar 240 ECTS,  kanë të drejtë të barabartë konkurrimi në arsimin parauniversitar të paraparë me nenin 6 dhe 7  të këtij udhëzimi’’ 

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve UA nuk do  të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen. 

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet ti kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI. Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i  nënshtrohen testimit me shkrim 

Në test me shkrim do të ftohen ata kandidat të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të lartcekura. 

Lista e ngushtë e aplikantëve për test, intervistë, si dhe orari i intervistave bëhet nëpërmjet email it dhe përmes telefonit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit/es). 

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen  me rastin e intervistimit. 

Afati dhe mënyra e aplikimit 

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Shf ‘’ISA BOLETINI’’ P.N Lipë.  

Dokumentet e dërguara pas afatit nuk do të shqyrtohen. 

Afati i aplikimit është 15 ditë. Data e njoftimit në faqen: konkursi.rks-gov.net është prej datës  06.04.2022 deri me datë 04.05.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 06.05.2022 deri me  datën 20.05.2022. 

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
19/05/2022
18/05/2022