Mësimdhënës/e në SHML (7)

Komuna e Mitrovicës së Jugut
Publikuar më
21/04/2021
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë, me propozimin e shkollave publike të komunës, në bazë të Kapitullit V neni 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/0L-114 për Zyrtarët Publikë, Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ të MPMS Nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, UA nr. 10/2018 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm dhe UA Nr.05/015 i normativit për mësimdhënësit e arsimit profesional, vendosi të publikoj këtë:

K O N K U R S PLOTËSUES

Për plotësimin e vendeve të punës në Shkollat e Mesme të Larta të komunës së Mitrovicës, si vijon :

  1. Gjimnazi " Frang Bardhi":
    • Një mësimdhënës të lëndës për Gjuhë frënge për 14 orë mësimi në javë- përsëritet kjo pikë e konkursit sipas vendimit të inspektoratit të Punës;
    • Një mësimdhënës të lëndës së Filozofisë me normë të plotë, në zëvendësim të punëtores gjatë ushtrimit të mandatit të funksionit publik;
    • Një mësimdhënës për lëndën e Fizikës me normë të plotë-pozitë e lirë.
  2. SHMLP ekonomike " Hasan Prishtina":
    • Një mësimdhënës të lëndës së Sociologjisë për 10 orë mësimi në javë- përsëritet kjo pikë e konkursit sipas vendimit të inspektoratit të Punës;
    • Një mësimdhënës të Gjuhës angleze për 18 orë mësimi-pozitë e lirë;
    • Një mësimdhënës të Lëndëve juridike 20 orë mësimi në javë-pozitë e lirë.
  3. SHML e muzikës "Tefta Tashko":
    • Një mësimdhënës për lëndën Kor - 10 orë, Orkestër 8 - orë dhe Dirigjim - 2 orë mësimi në javë-pozitë e lirë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (merret në komunë - Qendra për Shërbime me Qytetarë);
  • Diploma (Çertifikata e diplomimit- nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj) e fakultetit e fotokopjuar dhe e noterizuar nga organi kompetent;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Vërtetimi nga gjykata se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për vepër penale;
  • Dokumenti i përvojës se punës në arsim (nëse ka);
  • Dëshmi të trajnimeve arsimore të akredituara nga MASHT-i (nëse ka).

Kushtet:

Për këto vende të punës kërkohet përgatitja adekuate profesionale, konform Udhëzimit Administrativ 10/2018 Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe për shkollat e larta profesionale UA Nr.05/015 i normativit për mësimdhënësit e arsimit profesional.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë në kopje (dokumenti për kualifikimin profesional i noterizuar), të cilat nuk kthehen. Dokumentet origjinale mund të kërkohen me rastin e intervistimit.

Kandidatët që e kanë mbaruar shkollimin jashtë Kosovës duhet t'i kenë dokumentacionet e nostrifikuara.

Kandidatët që i plotësojnë kushtet do të ftohen në test me shkrim. Njoftimi për datën dhe vendin e mbajtjes do të bëhet përmes ueb faqes zyrtare të komunës.

Udhëzim për konkurim:

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në komunë, zyra nr.10 - (Qendra për Shërbime me Qytetarë).

Me një aplikacion mund të konkurohet vetëm për një vend pune.

Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net është prej 22.03.2021 deri me 20.04.2021. Data e aplikimit është prej 21.04.2021 deri me 05.05.2021.

Dokumentacioni i pa kompletuar dhe i dorëzuar pas afatit nuk do të shqyrtohet.

Listime të ngjashme