Mësimdhënës/e lëndor/e në ShFMU (5)

shtime e1608736731496
Komuna Shtime
Publikuar më
02/12/2021
Qyteti
Shtime
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 037L-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06IL-114, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT 0572015, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 05722021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS PUBLIK

Institucioni: Komuna e Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit - Shtime
Vendi:

ShFMU “EminDuraku” në Shtime
ShFMU “Hasan Prishtina”në Godanc

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e lëndor, Pesë (5) pozita

ShFMU “EminDuraku” në Shtime.

  • Një (1) Mësimdhënës/e i/e lëndës Gjeografi 20 orë në SHMU “EminDuraku” në Shtime
    (me kohë të caktuar), Nr. Poz. 01.
  • Një (1) Mësimdhënës/e i/e lëndës Kimi 10 orë në SHMU “EminDuraku” në Shtime dhe 2
    orë në SHFMU “Skënderbeu” në Reçak (me kohë të pacaktuar), Nr./Poz. 02.
  • Një (1) Mësimdhënës/e i/e lëndës Fizikë 8 orë në SHMU “EminDuraku” në Shtime dhe 2
    orë në SHFMU “Abdullah Shabani” në Carralevë (me kohë të pacaktuar), Nr. Poz. 03.
  • Një (1) Mësimdhënës/e i/e lëndës gjuhë angleze 20 orë në SHFMU “Emin Duraku” në
    Shtime (me kohë të pacaktuar), Nr. Poz. 04.

ShFMU “Hasan Prishtina” në Godanc.

  • Një (1) Mësimdhënës/e i/e lëndës gjuhë angleze 17 orë në SHFMU “Hasan Prishtina” në
    Godanc dhe 3 orë në SHFMU “Bajram Curri” në Petrovë (me kohë të caktuar), Nr.Poz. 04 ,

Detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësit:

I punësuari është i obliguar të realizojë detyrat e punës si ne vijim:

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj të punës.
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e planprogramit të ri.
  • Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon.
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ua caktojë aifajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.
  • Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
  • Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër, me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.
  • Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Kushtet e punësimit:

Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës nr. 037L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti — kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve tëtkryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letërnjoftimin kopje.

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës 03.11.2021 deri më datë 02.12.2021 ndërsa data e aplikimit është nga data 03.12.2021 deri më 17.12.2021

Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në zyrën e drejtorisë së Arsimit në Komunën e Shtimes, Rruga “Tahir Sinani” në Shtime.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore.

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse ose të përafërt.

Rezultatet shpallen në linkun konkursi.rks-gov.net

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

 

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (13)   Skenderaj
14/01/2022
10/01/2022
Punëtor/e Teknik/e   Kaçanik
07/01/2022
Mësimdhënës/e (16)   Kaçanik
07/01/2022
07/01/2022