Mësimdhënës/e lëndor/e në SHFMU (2)

shtime e1608736731496
Komuna e Shtimes
Publikuar më
06/08/2021
Qyteti
Shtime
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 05/2021 për Nonnativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS PUBLIK

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e, lëndor dy (2) pozita

ShFMU “Abdullah Shabani” në Carralevë.

  • Një (1) Mësimdhënës/e e lëndës fizikë (me kohë të caktuar) 12 orë në ShFMU “Abdullah Shabani” në Carralevë, dhe 4 orë në ShML “Naim Frashëri” Shtime Nr.Poz. 01,

ShFMU “Hasan Prishtina” në Godanc

  • Një (1) Mësimdhënës/e e lëndës gjuhë gjermane 4 orë në ShFMU “Hasan Prishtina” në Godanc dhe 4 orë në Shkollën e Lartë Profesionale (me kohë të caktuar), Nr.Poz. 02,

Detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësit:

I punësuari është i obliguar të realizojë detyrat e punës si ne vijim:

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj/të punës.
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e plan programit të ri.
  • Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon.
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe f i kryejë detyrat që mund f ua caktojë ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.
  • Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
  • Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër, me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.

Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Kushtet e punësimit:

Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe

Ligjit të Punës nr. 03/L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti - kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letëmjoftimin kopje.

Kërkesat e derguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej datës 07.07.2021 deri më datë 05.08.2021 ndërsa data e aplikimit është nga data 06.08.2021 deri më 20.08.2021.

Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në ShF “Emin Duraku” në Shtime (Afër ish stacionit policor) Rr “Tahir Sinani” në Shtime.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore.

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse ose të përafërt.

Rezultatet shpallen në linkun https//konkursi.rks-gov.net

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

Listime të ngjashme

15/10/2021
Punëtor/e Teknik/e   Kaçanik
13/10/2021
11/10/2021
08/10/2021