
Përshkrimi
RN00008090
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/01/2022
Afati për aplikim: 17/02/2022 - 03/03/2022
Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 037L-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-114, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT 0572015, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpallë:
KONKURS PUBLIK
Institucioni: Komuna e Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit - Shtime
Vendi:
SHFMU “Emin Duraku” në Shtime
SHFMU “Bajram Curri” në Petrovë
SHFMU “Lasgush Poradeci”në Muzeqinë
Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e klasor/e 6 (gjashtë) pozita
SHFMU “Emin Duraku” në Shtime.
- Një (1) Mësimdhënës/e klasor/e (me kohë të pa caktuar), pasi që mësimdhënësi klasor shkon në pension meritor, punën e fillon me datë 02.04.2022 Nr.Poz. 01.
- Një (1) Mësimdhënës/e klasor/e (me kohë të caktuar), pasi që mësimdhënësja klasore shkon në pushim të Lehonisë , punën e fillon me datë 14.04.2022 Nr.Poz. 02.
ShFMU “Bajram Curri ” në Petrovë.
- Një (1) Mësimdhënës/e klasor/e (me kohë të caktuar), pasi mësimdhëhësja klasore shkon në pushim të lehonisë. Nr.Poz. 03.
- Një (1) Mësimdhënës/e klasor/e (me kohë të caktuar),pasi mësimdhënësja klasore shkon në pushim të lehonisë. Nr.Poz. 04.
- Një (1) Mësimdhënës/e klasor/e (me kohë të caktuar),pasi mësimdhënësja klasore shkon në pushim të lehonisë. Nr.Poz. 05.
ShHFMU “Lasgush Poradeci ” në Muzeqinë.
- Një (1) Mësimdhënës/e klasor/e Paralelja e ndarë në Gllavicë, (me kohë të pa caktuar), Nr. Poz. 06
Detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësit:
I punësyari është i obliguar të realizojë detyrat e punës si ne vijim:
- Të realizoj planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj/të punës
- Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e planprogramit të ri.
- Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon.
- Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ua caktojë ailajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
- Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.
- Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
- Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
- Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
- I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
- I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër, me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.
- Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.
Kushtet e punësimit:
Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës nr. 031L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti — kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letërnjoftimin kopje.
Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës
18.01.2022 deri më datë 16.02.2022 ndërsa data e aplikimit është nga data 17.02.2022 deri më
03.03.2022.
Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në zyrën e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Shtimes, Rruga “Tahir Sinani”, në Shtime.
Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore.
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse ose të përafërt.
Rezultatet shpallen në linkun konkursi.rks-gov.net
Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.