Mësimdhënës/e klasor (8)

shtime e1608736731496
Komuna e Shtimes
Publikuar më
06/08/2021
Qyteti
Shtime
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. O3IL-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-114, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT, Udhëzimit Administrativ të
MASHT nr. 05172021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga
MASHT, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS PUBLIK

Institucioni: Komuna e Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit - Shtime
Vendi:

1. SHFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë
2. SHFMU “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë,
3. SHFMU “Bajram Curri” në Petrovë,
4. SHF “EMIN Duraku” në Shtime

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e klasor, tetë (8) pozita

1- SHFMU “ Lasgush Poradeci” Muzeqinë,

  • Një (1) Mësimdhënësve klasore (me kohë të pacaktuar), Nr.Poz. 01.
  • Një (1) Mësimdhënësve klasore (me kohë të caktuar), pasi që mësimdhënësja klasore shkon në pushim të Lehonisë. Nr.Poz. 02

2 - SHFMU “ Idriz Ajeti” Pjetërshticë.

  • Një (1) ) Mësimdhënës Je klasor'e (me kohë të caktuar), Nr.Poz. 03,

3 - SHFMU “ Bajram Curri ” Petrovë.

  • Një (1) ) Mësimdhënës Pe klasore (me kohë të caktuar), pasi që mësimdhënësja klasore shkon në pushim të Lehonisë, Nr.Poz. 04,
  • Një (1) ) Mësimdhënës Je klasorve (me kohë të caktuar), pasi që mësimdhënësja
    klasore shkon në pushim të Lchonisë, Nr.Poz. 05,

4 - SHF“Emin Duraku” Shtime.

  • Një (1) ) Mësimdhënës ,e klasor'e (me kohë të caktuar), pasi që mësimdhënësja klasore shkon në pushim të Lehonisë, Nr.Poz. 06,
  • Një (1) ) Mësimdhënës 'e klasorve (me kohë të caktuar), pasi që mësimdhënësja klasore shkon në pushim të Lehonisë, Nr.Poz. 07,

5 - SHFMU “ Abdullah Shabani” Carralevë,

  • Një (1) ) Mësimdhënës/e klasor/e (me kohë të caktuar), Nr.Poz. 08.

Detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësit:

I punësuari është i obliguar të realizojë detyrat e punës si ne vijim:

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj të punës.
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e planprogramit të ri.
  • Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ua caktojë aifajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.
  • Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
  • Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër,.me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.
  • Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, Sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Kushtet e punësim

Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në
Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës nr. 037L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e
diplomimit nga Fakulteti — kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letërmjoftimin kopje.

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do
shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror svyvav.konkursi.rks-gov.net është prej datës
06.07.2021 deri më datë 05.08.2021 ndërsa data e aplikimit është nga data 06.08.2021 derë më
20.08.2021

Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në ShF “Emin Duraku” në Shtime (Afër ish stacionit policor) Rr “Tahir Sinani” në Shtime.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore,

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas
përgatitjes përkatëse ose të përafërt,

Rezultatet shpallen në linkun https://konkursi.rks-gov.net/

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (4)   Dragash e re
20/10/2021
15/10/2021
08/10/2021