Mësimdhënës/e i mësimit klasor (9)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
01/07/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69 të Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit Shpall:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e i mësimit klasor

  • Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Skenderbeu” fsh, Përlepnicë nga data 10.2021
  • Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Agim Ramadani” fsh, Zhegër paralelën Haxhaj
  • Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Agim Ramadani” fsh, Zhegër paralelën e ndarë Selishtë deri me 08.2022
  • Dy (2) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Nazim Hikmet” fsh, Dobërqan njëra pozitë është pushim i lehonisë nga data 01.09.2021
  • Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Vatra e Diturisë” fsh, Livoq i Epër deri me datën 08.2022
  • Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Liria”fsh, Pogragjë deri me datën 08.2022
  • Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Vehbi Ibrahimi” fsh, Uglarë nga data 10.2021
  • Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor në SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan

Institucioni: Komuna e Gjilanit
Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Numri i Pozitave: Nëntë (9) pozita
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-421
Orët e punës: 40 orë në javë;

Përshkrimi shkurtër i detyrave të punës:

Detyrat Kryesore:

  • Punë kryesi është i obliguar ta realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor, në përputhje me korrikulën, e në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies, aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi; 4 Të ketë njohuri për një repertor të gjerë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje ti aplikojë ato që më së miri i përgjigjen situatës në klasë;
  • T'i shfrytëzoj në mënyrë efektive resurset që i ka në dispozicion;
  • Të planifikoj, të udhëheqë dhe të vëzhgoj nxënien dhe sjelljen e secilit nxënës;
  • Të zbatoj metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare;
  • Të krijojë një atmosferë pune dhe disipline, pa përdorur metoda ndëshkimi ose forma të ndryshme të poshtërimit ndaj nxënësve;
  • Të kontrolloj me rregull dhe të mbajë evidencë për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës si dhe të jetë në gjendje t'i raportoj prindit apo kujdestarit të fëmijës drejt për progresin e arritur të nxënësit sipas kërkesës;
  • Të zgjoj të nxënësit kureshtjen për të nxënë dhe ti inkuadrojë ata të nxënë në mënyrë të pavarur; 11 Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual sipas planit të paraparë dhe të kujdeset për realizimin e planifikimit;
  • Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar takime individuale me prindër, kujdestarë të fëmijës;
  • T'i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë së punës;
  • Të mbikëqyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesin mësimor; 15 Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës;
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës;
  • Të marrë pjesë në formë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të shkollës;
  • Të tregoj respekt sjellje kolegjiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët punon; 19 Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit të cilit i raporton, dhe t'i kryej detyrat që mund t'i caktoj ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jen në harmoni me legjislacionin në fuqi;
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar nga ata;
  • Të mos e shfrytëzoj pozitën e punës për interesa private në dobi të një pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo rrethin shoqëror.
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton; 23 Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore;
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuara me rregulloren e brendshme të shkollës dhe me akte tjera nënligjore;
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryej punë apo detyrë tjetër, me orare të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj;

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e noterizuar e fakultetit – (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Kushtet dhe Kualifikimi:

Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

- Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;

Dokumentet e nevojshme:

Ekstrakti i lindjes (kopje); Diploma e fakultetit – (kopje);

Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali); Letërnjoftimi (kopje) dhe;

Dëshminë mbi përvojën e punës

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 01.07.2021 deri me 15.07.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Sqarim: 

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.

Listime të ngjashme

31/07/2021
30/07/2021
29/07/2021
26/07/2021