Mësimdhënës/e i/e Kimisë

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Publikuar më
10/01/2022
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Kimi  
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5 paragrafi c të  Ligjit numër 03/L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit  Administrativ (MASHT) numër 05/2021 dhe 08/2021 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të  Arsimit të Përgjithshëm, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën: 

SHPALLJE TË KONKURSIT 

Mësimdhënës i Kimisë me kohë të caktuar

  • Zëvendësimet

Nr.  | Institucioni  | Pozita  | Zëvendësim
1.  SHMLM “Hysni Zajmi” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës i kimisë | Pozita e Drejtorit me kohë të caktuar,  neni 13 i UA 151/2020)  | Gjithsej 20 orë

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënësit  

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në  fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin  e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me  Udhëzimet Kurikulare; 
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Kushtet dhe Kualifikimi: 

Në bazë të Udhëzimit Administrativ numër 05/2021 dhe 08/2021 për Normativin mbi Kuadrin  Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, për pozitat e lartshënuara kërkohet: 

  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)  

Dokumentet e nevojshme:  

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) kopje;
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të  jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e  diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret  parasysh;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat  nga MASHT;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka). 

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e  intervistimit. 

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me  dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).  

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15  ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 10.01.2022 deri me datë 24.01.2022(16:00). 

Paraqitja e kërkesave: 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si  dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet  personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III. 

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/ 

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

 

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (4)   Hani i Elezit
17/01/2022
14/01/2022
Mësimdhënës/e (13)   Skenderaj
14/01/2022
13/01/2022