
Përshkrimi
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67,68dhe 69, Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së KosovësNr.03/L-068, Ligjit përArsimin Parauniversitar në Republikëne KosovësNr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ(MASHT)nr.05/2021 dhe 08/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëmsi dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në sektorin Publik Komuna e Mamushës drejtoria e arsimit , shpall:
K O N K U R S
Për plotsimin e vendit të lire të punës
SH.F.M.U “ANADOLU” në Mamushë
1 (një) Mësimëdhëns GJUHË SHQIPE 19 orë
Kontrata e punës: në kohë të pacaktuar
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
Kushtet:
- Për vendin e lire të punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimeve Administrative nr 05/2021 dhe 08/2021 të MASHT-it (Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm). -Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.
Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënësit
- Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
- Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
- Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
- Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
- Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
- Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati (merret në DKA zyra nr.10 )
- Rezymeja personale (CV)
- Kopjen e diplomës të vërtetuar (noterizuar)
- Nostrifikimin e diplomës nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës (kopja e vendimit nga MASH- për nostrifikim).
- Çertifikatë e seminarit professional e përkrahur dhe e paraparë nga MASH (nëse ka)
- Certifikatën e lindjes.
- Kopjen e letërnjoftimit.
- Vërtetimin se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra penale tjera.
- Çertifikata mjekësore e kandidatit (është e obligueshme të sillet me rastin e pranimit të kandidatit në punë)
Aplikacionet merren në https://kk.rks-gov.net/mamushe/wp-content/uploads/sites/38/2021/06/konkurs-formu.pdf DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin e kërkuar në DKA.
Dokumentet e pakompletuar dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga ana e komisionit.
Vërejtje: Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk ju kthehet kandidatëve.
Aplikimi në konkurs:
Afati i aplikimit fillon nga data 11.02.2022 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 25.02.2022, deri ne ora 16:00 h