Mësimdhënës/e e Makinerisë

ferizaj logo
Komuna e Ferizajt
Publikuar më
16/09/2020
Qyteti
Ferizaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8, të Ligjit të Punës nr. 037L-212, nenin 35 paragrafi 1,4 dhe 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës nr. 044532: neni 5 pika c, i Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 1072018 dhe 0572015, Normativi për Kuadrin e Arsimit të Përgjithshëm dhe Arsimit Professional të MASHT-it, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj shpall:

KONKURS

PËR NJË MËSIMDHËNËS/E NË SHKOLLËN E MESME TEKNIKE “ PJETËR BOGDANI” PËR 10 ORË MËSIMORE NË LËNDËN E MAKINERISË DERI ME DATË 31.08.2021

Kushtet: Për vendin e punës për mësimdhënës kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimeve Administrative të MASHT-it, nr. 1072018 dhe 0512015, Normativi për Kuadrin e Arsimit të Përgjithshëm dhe Arsimit Profesional.

Të drejtë aplikimi kanë kandidatët me përgatitje profesionale përkatëse.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyren për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e
Arsimit.

Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:

  • Diplomën ose Çertifikatën e fakultetit, kopje e vërtetuar
  • Çertifikatën e lindjes
  • Kopjen e letënjoftimit
  • Dëshminë qe nuk jeni nën hetime ose në procedurë hetimore.

Kohëzgjatja e kontratës së punës fillon prej datës së fillimit të punës, deri me 31.08.2021

Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga
komisioni.

Dokumentet e aplikimit nuk kthehen.

Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit në tabelën e shpalljeve, web faqen e
Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruara të informimit, duke filluar prej datës
14.09.2020 deri më 28.09.2020.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

25/11/2020
23/11/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
19/11/2020