Mësimdhënës/e (9), Punëtor/e Teknik/e (4)

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
27/11/2020
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037 L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.04L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03, L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të: UA-MPMS, Nr.07)2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, UA-MASHT, Nr.1072018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, UA-MASHT, Nr.0572015 Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional si dhe UA-MASHT, Nr.02,2017 Për Vlefshmërinë e Programeve Studimore të Bartësve Privat të Arsimit të Lartë, shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës, e dhe punëtor teknik.

SHFMU “Bajram Curri” në Istog

  • Një mësimdhënës/e i mësimit klasor (1-5) kohëzgjatje e kontratës prej: 03.03.2021 e deri me
    30.06.2021 në kohë të caktuar.
  • Një punëtor/e teknik (Pastrues/e) vendi lirë i punës nga data 02.05.2021

SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë

  • Një mësimdhënës/e për mësim klasor (1-5) vendi i lirë i punës nga data 01.04.2021
  • Një mësimdhënës/e për Histori, normë jo e plotë vendi i lirë i punës nga data 09.04.2021.
  • Një punëtor/e teknik (Pastrues/e) në paralelen e ndarë në Studenicë.
  • Një punëtor/e teknik (Pastrues/e) vendi i lirë i punës nga data 22.01.2021 në shkollën amë.

SHFMU “Trepça” në Banjë

  • Një mësimdhënës/e për mësim klasor 1-5 (për nxënësit e komunitetit boshnjak) vendi i lirë i punës nga data 18.01.2021

SHFMU ”Ismail Qemali” në Staradran.

  • Një mësimdhënës/e për Edukatë Figurative, normë jo e plotë vendi i lirë i punës nga data
    13.02.2021.

SHFMU ”Ndre Mjeda” në Rakosh

  • Një mësimdhënës/e për Fizikë, me normë jo të plotë vendi i lirë i punës nga data 19.01.2021.

SHFMU “Fan.S.Noli” në Llukac i Begut

  • Një punëtor/e teknik (Pastrues/e) vendi i lirë i punës nga data 16.03.2021.

SHFMU “Mit'hat Frashëri” në Gurrakoc

  • Një mësimdhënës/e për drejtimin e infermierisë ( mjek specialist ose mjek i përgjithshëm), me normë të plotë.
  • Një mësimdhënës/e për lëndën e Makineris në Shmt “Mithat Frasheri” Gurrakoc paralelja e ndarë në (Qendrën Korrektuese) në Dubrava norme jo e plotë.

Gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Frënge, kohëzgjatje e kontratës deri me 31.08.2021

Për vendet e punës punëtor/e ndihmës/e është obligative që kandidatet ta kenë të përfunduar shkollën e Mesme të Lartë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të
    merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t i kenë diplomat e
    nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor dhe atij administrativ.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e
rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr.034L.068 dhe Ligjit Nr.047L-032) dhe në
përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr.1072018),UA-MPMS, Nr.0792017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik kandidatët do t'i nënshtrohen testimit me shkrim. Testimi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50Y6 të vlersimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë se paku 50% të pikëve nga testi me shkrim i nënshtrohen intervistimit me gojë.

Në intervistën me gojë kandidatët mund të vlërsohen në maksimum deri 100 pikë apo 50Yo e
vlerësimit përfundimtar.

Afati i konkursit mbetet i hapur prej datës 27.11.2020 deri me datën 11.12.2020.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili arrin pas afatit nuk do të shqyrtohet. Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Punëtor në Prodhim   Prishtinë
22/01/2021
Recensentë   Prishtinë
21/01/2021
21/01/2021
Vozitës/e (2)   Gjilan
21/01/2021
20/01/2021