Mësimdhënës/e (9), Edukatore (2)

drenas logo e1558609641693
Komuna Drenas
Publikuar
17/02/2022
Skadon
03/03/2022
Lokacioni
Drenas
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 64 pika 1 e Ligjit nr. 06JL-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 0572021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtorati për Arsim në Drenas, shpallë:

KONKURS

1. SHFMU” Halil Bajraktari “ në Drenas II

  • Një mësimdhënës/e për TIK, deri sa të kthehet punëtorja prej pushimit pa pagesë, më mundësi vazhdimi.

2. SHFMU” Jusuf Gërvalla “ në Negroc

  • Dy mësimdhënës/e për arsim fillor, deri sa të kthehen punëtoret prej pushimit të lehonisë.

3. SHFMU” Shotë Galica “ në Tërdec

  • Një mësimdhënës/e për arsim fillor, deri me datën 31.01.2023, më mundësi vazhdimi.

4. SHFMUP ”Dëshmoret e Qendresës II “ në Tërstenik

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe, deri sa të kthehet mësimdhënësi prej pushimit mjekësor, më mundësi vazhdimi.

5. SHFMU” Naim Frashëri “ në Gllobar

  • Një Edukatore, deri sa të kthehet punëtorja prej pushimit pa pagesë, më mundësi vazhdimi.

6. SHFMU ”Azem Bejta“ në Shtuticë

  • Një mësimdhënës/e për 12 orë Kimi, prej tyre 6 orë në shkollën e lartëcekur dhe 6 orë në
    SHFMU” Dëshmorët e Qendresës II” në Tërstenik, deri me 31.08.2022, më mundësi
    vazhdimi.

7. SHFMU” Fehmi dhe Islam Kastrati “ në Kizhnarekë.

  • Një Edukatore, deri sa të kthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.

8. SHFMU” Bajram Curri “ në Nekoc

  • Një mësimdhënës/e e Gjuhës Shqipe, deri sa të kthehet punëtorja prej pushimit mjekësor, të lehonisë.

9. SHFMU” Fazli Greiçevci “ në Vasilevë

  • Një mësimdhënës/e Gjeografi- Edukatë Qytetare, deri sa të kthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.

10. SHML” GJ.K.Skënderbeu “ në Drenas

  • Një mësimdhënës/e për Edukatë Qytetare me 20 orë, prej tyre 13 orë në shkollën e lartëcekur, deri sa të kthehet mësimdhënësi prej pezullimit dhe 7 orë Gjeografi në SHFMU” Rasim Kiçina” në Drenas deri me 31.08.2022, me mundësi vazhdimi

KUSHTET E PUNËSIMIT:

Për të gjitha vendet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.05/2021 - MASHTI.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

  1. Aplikacioni i punësimit.
  2. Kopje e dokumentit të identifikimit ( letëmjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
  3. Diploma ose Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  4. Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose € noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
  5. Vërtetim i përvojës së punës vetëm në arsim (nëse keni)
  6. Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.
  7. Kopje të Çertifikatave të trajnimeve përkatëse ( nëse keni)

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim më gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohën.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
20/05/2022
20/05/2022
19/05/2022
Edukator/e (2)   Skenderaj
17/05/2022