Mësimdhënës/e (9)

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
06/04/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114, nenit (5 pikë c) të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, nenit 35 (paragrafi 2 dhe 4) i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e SHFMU ”Vëllëzërit Frashëri” në Lipjan:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Gjuhë Angleze

SHFMU ”Ismail Luma” në Lipjan:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Gjuhë Angleze
  • Zëvendësim: 12 orë mësimi në javë, lënda Histori

SHFMU ”Skënderbeu” Kraishtë:

  • Zëvendësim: 19 orë mësimi në javë, lënda Gjuhë Angleze

SHFMU ”Migjeni” Rufci i Ri:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”I. Krasniqi” Smallushë:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”K. Beba” Ribar i M:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Gjuhë Angleze

SHFMU ”Dy Dëshmorët” Dobraj e M:

  • Zëvendësim: 5 orë mësimi në javë, lënda Edukatë Fizike

SHMP ”Adem Gllavica” në Lipjan:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lëndë të Elektros

Institucioni: Komuna e Lipjanit
Departamenti/Drejtoria: Drejtorati për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (9) nëntë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullojnë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit arsimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.

06/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit ose certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka);
  • Nëse kandidati/ja ka interes të aplikoj në më shumë vende, atëherë duhet të bëj aplikim të ri për secilën shkollë, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentacionet e kërkuara);

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, do të jetë në varësi të lirimit real i vendit të punës (datës së pensionimit, pushimit të lehonisë apo mungesës tjetër).

Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 03.04.2021 deri 17.04.2021 (15:00)

Paraqitja e kërkesave:

Kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Komunën e Lipjanit.

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
  • Njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës https://kk.rks-gov.net/lipjan/ dhe tabelën e shpalljeve të Komunës.

Listime të ngjashme

31/07/2021
30/07/2021
29/07/2021
26/07/2021